Ndërrimi i stolive të arit!
Ndërrimi i stolive të arit!
Pyetja:
Cili është mendimi juaj, i nderuar shejh, nëse një grua i ndërron stolitë e saj me një grua tjetër, me pëlqim të ndërsjellë mes tyre?
Përgjigjja:
Kjo është e lejuar, që gratë të shkëmbejnë stolitë mes tyre, por me kusht që të jetë peshë për peshë, dhe që të bëhet dorëzim (marrje-dhënie) në të njëjtin takim të marrëveshjes.
Domethënë, duhet të peshohet kjo stoli dhe ajo stoli, në mënyrë që të mos ketë epërsi të njërës mbi tjetrën, dhe dorëzimi të kryhet menjëherë nga të dyja palët në të njëjtin takim.
Kjo bazohet në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Ari me ar, baras për baras, peshë për peshë, dorë më dorë.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika eshShehrij Nr.6)
Përktheu: Besim Gjelaj