Amir esh-Sha’bij, Allahu e mëshiroftë…
Amir esh-Sha’bij, Allahu e mëshiroftë, transmeton se:
Kur Umeri radijAllahu anhu u godit me thikë, hyri tek ai AbdUllah ibën Abbasi radijAllahu anhuma, ndërsa njerëzit ishin rreth tij. Ai e përshëndeti dhe tha:
“O prijës i besimtarëve! Gëzohu me përgëzimin e Allahut! Ti ishe ndër të parët që pranuat Islamin, je nga shoqëruesit e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, i cili vdiq i kënaqur me ty; pastaj u bëre prijës dhe gjykove me drejtësi, e tani po vritesh si dëshmor (shehid).”
Umeri, radijAllahu anhu, i tha:
“Mjerë për ty! Përsërite edhe një herë atë që the.”
Dhe ai ia përsëriti. Atëherë Umeri radijAllahu anhu mori frymë thellë, një frymëmarrje që gati sa nuk i doli shpirti me të, dhe tha:
“Pasha Allahun! I mashtruari është ai që ju e mashtroni! Sikur të kisha gjithçka që ka toka prej ari e argjendi, do ta jepja të gjithën për të shpëtuar nga tmerri i asaj që më pret (në botën tjetër).”
(E transmeton Umer ibën Shebeh në Tarikh’ul-Medine, 3/130. Shejh Abdullah ed-Duvejsh e ka saktësuar zinxhirin e tij në verifikimin e këtij libri.)
Përktheu: Besim Gjelaj