Lutja për të vdekurin që Allahu ta forcojë

Pyetja: Kur bëhet lutja për të vdekurin që Allahu ta forcojë (ta bëjë të qëndrueshëm), gjatë varrimit apo pas tij?

Përgjigjja: Ajo bëhet pas përfundimit të varrimit; sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, kur mbaronte varrosjen e të vdekurit, qëndronte pranë tij dhe thoshte:

“Lutuni për faljen e vëllait tuaj dhe kërkoni për të që ta forcojë, sepse tani po pyetet.”

Ndërsa gjatë lëshimit të tij në varr thoshte:

“Me emrin e Allahut dhe sipas fesë së të Dërguarit të Allahut.”



Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa 13/206)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button