Mënyra e edukimit të vetes!
Mënyra e edukimit të vetes!
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Së pari, njeriu duhet ta kontrollojë veten për detyrimet fetare. Nëse gjen mangësi në to, i plotëson duke i përmbush, ose duke i përmirësuar.
Pastaj e kontrollon veten për ndalesat. Nëse e sheh se ka rënë në to, i shlyen me pendim, me kërkim faljeje dhe me vepra të mira që fshijnë të këqijat.
Më pas e kontrollon veten për pakujdesinë. Nëse ka harruar qëllimin për të cilin është krijuar, e përmirëson me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe me afrimin tek Ai.
Po ashtu duhet të kontrollojë veten për fjalët që ka thënë, për vendet ku kanë shkuar këmbët, për veprimet e duarve dhe për atë që kanë dëgjuar veshët:
Çfarë ka dashur me këtë? Përse e ka bërë? Dhe në ç’mënyrë e ka bërë?
Dhe ta dijë se për çdo fjalë dhe çdo veprim do t’i hapen dy regjistra:
-Një regjistër: “Pse e bëre këtë?”
-Dhe një tjetër: “Si e bëre këtë?”
Regjistri i parë është pyetja për sinqeritetin (ih’lasin).
Regjistri i dytë është pyetja për ndjekjen (sunetin).”
(Igathetul-Lehfan 1/149)
Përktheu: Besim Gjelaj