Kërko falje para çdo kërkese!

Kërko falje para çdo kërkese!

قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَا يَنْبَغِي لِأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ

“Ai (Sulejmani) tha: “Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërim të atillë që askush pas meje mos ta ketë. Vërtetë, Ti je Dhuruesi i Begative pa kufi” (Sad 35).

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sulejmani alejhi salatu ue selam e filloi me kërkesën për falje para se të kërkonte pushtetin e madh. Kjo sepse largimi i pasojave të mëkateve është ai që e mundëson arritjen e synimit. Mëkatet grumbullohen mbi zemër dhe e pengojnë atë nga shumë dobi. Prandaj besimtari duhet t’i kërkojë Zotit të tij shpëtimin nga këto mëkate, para se të kërkojë çfarëdo tjetër që dëshiron.”

(Tefsir Suretu Sad f. 167)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button