A është e vërtetë që trupi i Faraonit ekziston ende sot?

A është e vërtetë që trupi i Faraonit ekziston ende sot?

Pyetja:

Faraoni të cilin Allahu e mbyti në det – thonë: se tani gjendet nëpër muze, dhe njerëzit e vizitojnë, me pagesë të caktuar. Nën statujën e tij është i shkruar emri “Ramsezi i Dytë”, dhe pohojnë se ky është ai që Allahu e mbyti në det, dhe se Allahu e bëri shembull për ata që vijnë pas tij, duke u mbështetur në ajetin:

فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً

“Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej deti) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vinë pas teje…” (Junus 92).

Përgjigjja:

Ata që erdhën pas tij janë Beni Israilët. Sepse faraoni i kishte tmerruar Beni Israilët, i kishte privuar nga gjumi dhe u kishte mbushur zemrat me frikë. Sikur ata të mos e shihnin trupin e tij të vdekur, do t’u mbetej vend gjithmonë në mendjen e tyre dhe do të thoshin: ‘Ndoshta ka shpëtuar.’ Por kur e panë me sytë e tyre, bindjen e fituan plotësisht.

A mendon se faraoni do të qëndronte me trupin e tij, ndërsa Beni Israilët trashëgonin tokën e tij dhe ta kthenin në muze? Nuk po të them sipas traditës se njerëzve, por të pyes nga ana logjike: a është e mundur kjo? Po të kishin mundur ta merrnin trupin e tij, ata do ta kishin copëtuar në pjesë-pjesë. Pra, të gjitha këto janë gënjeshtra.

Por, për fat të keq, sot shtetet islame kanë filluar të festojnë ose të krenohen me faraonin – me pretendimin se ky është faraoni i Musait, alejhis-salatu ue selam, – e krenohen me të. Dhe kjo, në disa aspekte, nuk është tjetër veçse e ngjashme me mburrjen e të krishterëve me kryqin, ku thuhet se u kryqëzua Isai, alejhis-salatu ue selam. Ndërkohë që, sikur të kishin mend, të krishterët, kur ta shihnin kryqin, do ta thyenin, jo të krenoheshin me të. Por ja, injoranca!

Pra, thelbësorja është që të besosh se ky njeri nuk është faraoni i Musait, por një faraon tjetër nga faraonët, ose thjesht një statujë e bërë me dorë. Kërkojmë prej Allahut të na ruajë nga faraoni, nga populli i tij dhe nga rruga e tij, dhe të udhëzojë vëllezërit tanë drejt asaj që është e mirë dhe e dobishme.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika elBabil-Meftuh 186)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button