Si të zbutet zemra e vrazhdë – Këshillë për motrat muslimane

Pyetja:
I nderuar Shejh, ndjej se zemra ime është bërë e vrazhdë dhe kam vështirësi në kryerjen e adhurimeve. A ka ndonjë zgjidhje për këtë?
Megjithëse e kam tepruar ndaj vetes sime në mëkate, cila është këshilla jote për mua dhe për motrat e mia që janë zënë me modën dhe gjëra të tjera që e largojnë gruan nga feja?
Përgjigjja:
Unë them: Vrazhdësia e zemrës ka ilaç. Ilaçi është: Leximi i shumtë i Kuranit dhe dëshmia për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: لَوْ أَنْزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُتَصَدِّعًا مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kuran mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” (Hashr 21)
Kodra, siç e dimë, është një shkëmb i fortë. E, sikur Kurani t’i zbriste atij, do të strukej dhe çahej (prej frikës nga Allahu).
Po ashtu edhe zemra: nëse i vjen fjala e Allahut, dhe njeriu e lexon me përqendrim dhe meditim, doemos që do të ndikojë në zemrën e tij.
Dhe dëgjo fjalën e Allahut të Lartësuar: إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ
“Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues” (Kaf 37).
Prandaj ti, o motër:
lexoje Librin e Allahut me meditim dhe përulje, dhe Allahu do ta zëvendësojë vrazhdësinë e zemrës sate me butësi dhe kthim tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar.
Sa për gratë që janë zënë me modat, ato kanë humbur edhe dynjanë edhe ahiretin, përveç nëse Allahu do që t’i përmirësojë.
Është për t’u habitur me këto gra:
– lodhin vetveten,
– lodhin burrat e tyre,
– prindërit e tyre,
– dhe kujdestarët e tyre.
Pastaj, ku shkon kjo pasuri?
Shkon tek kompanitë që sjellin këto moda – dhe ndoshta janë kompani jobesimtare – dhe armiqtë tanë përfitojnë nga pasuria jonë.
Këshilla ime për gratë dhe kujdestarët e tyre është që të mos ndjekin këto moda, sepse në to nuk ka asnjë dobi – përveç humbjes së kohës dhe shpërdorimit të pasurisë – si dhe ndikimit negativ që kanë në zemër, duke e larguar atë nga bindja ndaj Allahut.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Silsile Lika esh-Shehrij 72)
Përktheu: Besim Gjelaj