Gabime në Akide (besim) dhe Teuhid
Shirkijate që të nxjerrin nga feja islame
- Kërkimi i ndihmës nga të vdekurit, lutja ndaj tyre, kërkimi i ndihmës dhe afrimi ndaj tyre me çfarëdo forme adhurimi – kjo është shirk i madh që të nxjerr nga feja.
- Kërkimi i ndonjë gjeje nga të vdekurit.
- Therja dhe zotimi (nedhri) për varre ose të vdekur – dhe kjo është shirk i madh.
- Rrotullimi (tavafi) rreth varreve, fërkimi i tyre dhe kërkimi i bereqetit prej tyre – të gjitha këto janë shirk.
- Thirrja e atyre që nuk janë të pranishëm nga të gjallët dhe kërkimi i ndihmës prej tyre, me bindjen se ata mund të sjellin dobi apo dëm – dhe kjo është nga shirku i madh.
- Ekzagjerimi në lavdërimin e njerëzve të mirë apo të pejgamberëve, duke u dhënë atyre ndonjë nga cilësitë e Zotit, apo ndonjë aspekt të adhurimit – dhe ky është shirk që të nxjerr nga feja.
- Frika e fshehtë ndaj evlijave apo xhinëve, si p.sh. frika se veliu (evlijatë) apo xhindi do ta godasë një prej tyre nëse nuk bën diçka – dhe ky është shirk i madh.
- Vendosja e hajmalive që përmbajnë shirk apo magji, apo varja e tyre për t’u mbrojtur nga dëmet, syri apo smira – dhe kjo është shirk.
- Kërkimi i ndihmës nga fallxhorët, parashikuesit dhe magjistarët, me besim në atë që thonë – dhe kjo është kufër (mosbesim).
- Varja e copave prej lëkure ujku në qafë apo në shtëpi, me bindjen se ato largojnë xhinët – dhe kjo është shirk.
- Therja e kurbanit te pragu i derës, nga frika e xhinëve – dhe kjo është shirk.
- Pretendimi për njohjen e të fshehtës apo për shikimin në “Leuhul Mahfudh” – dhe kjo është kufër.
- Dëgjimi i poezive që përmbajnë shirk, duke qenë i kënaqur me përmbajtjen e tyre – dhe kjo është shirk.
- Pretendimi se Allahu është i pranishëm në vende të caktuara apo në disa njerëz – dhe kjo është kufër i madh.
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
(El-Mindharu fi Bejani Kethiri minel-Ah’tai eshSheeiati f. 11–16)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.