Katër halifët e drejtë!
Katër halifët e drejtë!
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Katër halifët e drejtë janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu – radijAllahu anhum – dhe renditja e tyre në halifat është si në vijim: Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani, e më pas Aliu, radijAllahu anhum.
I devijuar konsiderohet secili njeri që mohon halifatin e ndonjërit prej tyre apo që kundërshton këtë renditje, ngase bie ndesh me konsensusin e sahabëve dhe të Ehli Sunetit.
Halifati i Ebu Bekrit është vërtetuar me aludimet e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, pasi ai e vuri atë imam në namaz⁽¹⁾ dhe e caktoi udhëheqës në haxh⁽²⁾, si dhe për shkak të epërsisë së tij ndaj të gjithë sahabëve – prandaj ishte më i merituari për halifat.
Halifati i Umerit është vërtetuar me emërimin e tij nga Ebu Bekri dhe për faktin se ai ishte më i miri pas tij.
Halifati i Uthmanit u realizua me pajtimin e anëtarëve të këshillit (shurasë) për të.
Halifati i Aliut u vërtetua me dhënien e besës nga njerëzit e dijes dhe ndikimit (ehlul-hil-li uel’akd), si dhe për faktin se ai ishte më i miri ndër sahabët pas Uthmanit.
1-(Buhariu, Kitabul-Adhan 664; Muslimi, Kitabus-Salat 418)
2-(Buhariu, Kitabul-Haxh 1622; Muslimi, Kitabul-Haxh 1347)
(Mudhekiretun Alel-Akidetil Uasitijjeh f.77-78)
Përktheu: Besim Gjelaj