Pse flasim aq shumë për Teuhidin?

Pse flasim aq shumë për Teuhidin?

Pyetja:

Dikush mund të thotë – dhe është thënë:

“Pse gjithmonë i kushtoni rëndësi Teuhidit dhe flisni aq shpesh për të? Pse nuk merreni me gjendjen e myslimanëve që po vriten, po dëbohen dhe përndiqen nga jobesimtarët në çdo vend?”

Përgjigja:

Ne nuk i neglizhojmë çështjet e myslimanëve. Përkundrazi: i përkrahim, interesohemi për ta dhe përpiqemi me të gjitha mjetet e mundshme që t’ua largojmë dëmet.

Nuk është e lehtë për ne kur i shohim myslimanët të vriten e të dëbohen. Por, kujdes: të kujdesesh për gjendjen e myslimanëve nuk do të thotë të qash, të bëhesh sikur qan, të mbushësh botën me shkrime, britma dhe vajtime. Kjo nuk sjell asnjë dobi!

Mirëpo, ilaçi i vërtetë për gjendjen e myslimanëve është të kërkojmë shkakun që solli këto ndëshkime dhe që i vuri armiqtë mbi ta.

Cili është shkaku që u vërsulën armiqtë mbi ta?
Po të shikosh gjendjen e shumicës së vendeve islame: nuk ka përkushtim ndaj Islamit, përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar. Janë myslimanë vetëm me emër, akideja (besimi) është e humbur:

– Adhurojnë varre, tyrbe, të vdekur dhe evliatë;
– Nuk falin namaz, nuk japin zekat, nuk agjërojnë;
– Nuk e përmbushin atë që ua ka bërë obligim Allahu dhe nuk përgatiten për t’i luftuar armiqtë.

Kështu është halli i shumicës së myslimanëve: e kanë humbur fenë e tyre – atëherë edhe Allahu i ka lënë të humbur!

Shkaku më i madh që i ka sjellë në këtë gjendje të mjerueshme është braktisja e Teuhidit dhe rënia në shirk të madh:

– As nuk e ndalojnë shirkun;
– As nuk e urrejnë;
– Madje nuk e quajnë as shirk!

Ku do ta sqarojmë më shumë, in shaa Allah! Dhe këto janë shkaqet kryesore që i kanë sjellë myslimanët në këtë gjendje të mjerueshme.

Sikur myslimanët t’i përmbaheshin Islamit siç duhet, duke e realizuar Teuhidin dhe akiden në përputhje me Kuranin dhe Sunetin, duke u kapur të gjithë për litarin e Allahut, dhe sikur të mos përçaheshin, nuk do t’ju ndodhte kjo që ju ka ndodhur.

Allahu i Lartësuar thotë: وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ

”…dhe nuk ka dyshim se Allahu do të ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë (çështjen e) Allahut. Vërtetë që Allahu është Fuqiplotë, i Gjithëfuqishëm.”

| Kur’an • El-Haxhxh 40 |.

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë!
| Durus minel-Kuran • fq. 4 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button