Shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur njeriu sheh ndonjë të metë (d.m.th. mëkat) te vëllai i tij, që e ka vëlla për hir të Allahut, nuk duhet ta turpërojë apo ta përhapë ndër njerëz.

Përkundrazi, ai duhet ta mbulojë (atë të metë), ta këshillojë me butësi, ta udhëzojë drejt së mirës dhe ta ftojë në pendim ndaj Allahut të Lartësuar për atë që ka bërë – pa e poshtëruar apo turpëruar atë para të tjerëve.

Ai që vepron kështu dhe ia mban fshehur të metën vëllait të tij, Allahu do t’ia mbulojë edhe atij ndonjë mëkat në dynja dhe ahiret, sepse shpërblimi është sipas veprës.

Ndërsa ata që vetë i shfaqin hapur mëkatet dhe nuk ndjejnë turp, duke i përhapur mes njerëzve, ata e kanë turpëruar vetveten dhe nuk janë më të denjë për mbulimin e tyre.

Siç është rasti i atij që pi alkool hapur në tregje apo tubime – i tilli veçse e ka turpëruar vetveten.

Lus Allahun për sukses dhe shpëtim!”

| Nurun ala Dërb nr. 11401 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button