Sqarim mbi mënyrën se si njeriu e korrigjon besimin (akiden) e tij!

Sqarim mbi mënyrën se si njeriu e korrigjon besimin (akiden) e tij!

Pyetje:

Si mund ta përmirësojë myslimani akiden islame dhe si mund ta ruajë atë?

Përgjigje:

Duhet të thellohet në diturinë fetare dhe ta mësojë mirë fenë, në mënyrë që të njohë siç duhet akiden dhe ta ruajë atë. Le të kërkojë udhëzim nga dijetarët. Nëse është nxënës i dijes, le të meditojë mbi Kur’anin dhe Sunetin, derisa ta kuptojë akiden e saktë që e ka shpjeguar Kur’ani, dhe më pas të kapet fort pas saj dhe të qëndrojë i përqendruar në të. Nëse përballet me ndonjë paqartësi, le t’u drejtohet dijetarëve të besueshëm, prej të cilëve ndjen siguri në marrjen e dijes, në mënyrë që t’ia sqarojnë atë që nuk e ka të qartë – kështu që të jetë i mbështetur në dituri dhe në argument të qartë.

Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun Ala Dërb 1/25)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button