Cila është arsyeja e ekzistencës së akides dhe saktë dhe të devijuar?

Pyetje: Allahu ju bekoftë! Një pyetës nga Dammami thotë: I nderuar shejh, cili është shkaku i ekzistencës së një akideje (besimi) të drejtë dhe një akideje të shtrembër? Ju lutem, na tregoni për këtë pyetje.

Përgjigja: Kjo është një pyetje e çuditshme! Është më mirë të thuash: Cili është shkaku i ekzistencës së besimtarëve dhe jobesimtarëve? Cili është shkaku i ekzistencës së mëkatarëve dhe të drejtëve?

Ne themi: Shkaku i kësaj është urtësia e Allahut të Lartësuar, siç ka thënë Ai në Kuran:

هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ فَمِنكُمْ كَافِرٌ وَمِنكُم مُّؤْمِنٌ

“Ai është i Cili ju krijoi ju, pastaj dsia prej jush janë mosbesimtarë dhe disa prej jush janë besimtarë…” (Et-Tagabun 2)



Dhe ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

وَلَوْ شَاء رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً

“Sikur të donte Zoti yt, Ai padyshim që do ta kishte bërë njerëzimin një Umet (një popull që të ndiqte një fe – Islamin).” (Hud 118)

— do të thotë: në një fe dhe në një besim të vetëm. Mirëpo:

وَلاَ يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ إِلاَّ مَن رَّحِمَ رَبُّكَ وَلِذَلِكَ خَلَقَهُمْ

“Përveç atij mbi të cilin Zoti yt ka dhuruar Mëshirën e Tij (i tillë është ndjekësi i së vërtetës – Islamit) dhe mu për këtë Ai i krijoi ata…” (Hud 119)



Po të mos ekzistonte ky ndryshim, atëherë krijimi i xhenetit dhe i xhehenemit do të ishte i kotë. Sepse zjarri (xhehenemi) ka nevojë për banorë, dhe xheneti gjithashtu ka nevojë për banorë. Pra, patjetër duhet të ketë mospajtime.

Por ajo që duhet të thotë pyetësi është: Cili është kriteri për të ditur çfarë është akide e drejtë dhe çfarë është e devijuar?

Përgjigjja jonë është: Ajo që përputhet me atë që ishte Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, ajo është akide e drejtë. Ndërsa ajo që bie ndesh me rrugën e tyre, është akide e devijuar.

E njëjta gjë vlen edhe për veprat fizike: Ajo që përputhet me veprat e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij, është vepër e mirë, dhe ajo që nuk përputhet, është vepër e devijuar.

Kjo është ajo për të cilën duhet të pyesim: A jemi ne me akide dhe me veprat tona në përputhje me atë që ishte Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, apo jemi në kundërshtim me ta? Po!

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb 278)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button