Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët!

Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët!

Ebu Hurejre radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët çdo ditë gërmojnë (për të hapur pengesën që i ndalon të dalin), derisa kur janë shumë afër të shohin rrezet e diellit, udhëheqësi i tyre thotë:

‘Kthehuni, nesër do ta vazhdojmë gërmimin.’ Por Allahu ua bën pengesën edhe më të fortë se më parë.

Kështu vazhdojnë çdo ditë, derisa të vijë koha kur Allahu dëshiron t’i shfaqë ata tek njerëzit. Atë ditë ata do të gërmojnë, dhe kur të afrohen të shohin dritën e diellit, udhëheqësi i tyre do të thotë: ‘Kthehuni, do ta vazhdojmë nesër, nëse dëshiron Allahu i Lartësuar.’ Këtë herë, ata përmendin vullnetin e Allahut, dhe kur të kthehen nesër, do ta gjejnë pengesën ashtu siç e kanë lënë. Pastaj do ta çajnë dhe do të dalin në mesin e njerëzve.

Ata do të thajnë të gjithë ujin e lumenjve dhe liqeneve, dhe njerëzit do të mbyllen në kështjella nga frika e tyre.

Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët do të qëllojnë me shigjeta drejt qiellit, dhe Allahu do t’i bëjë që ato shigjeta të kthehen të mbuluara me gjak (si sprovë dhe mashtrim për ta). Atëherë ata do të thonë: ‘Ne i mposhtëm banorët e tokës dhe triumfuam edhe mbi banorët e qiellit!’

Pastaj Allahu do të dërgojë një lloj krimbi në zverkët e tyre, dhe përmes tij do t’i shkatërrojë të gjithë.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shtoi:

‘Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, me të vërtetë kafshët e tokës do të majmen dhe do të kënaqen duke u ushqyer nga mishi i tyre.’”

(Sahih Ibën Maxheh 3298)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button