Dijetarët e Ez’herit!

Dijetarët e Ez’herit!

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dijetarët e Ez’herit janë dijetarë që e njohin mirë gjuhën arabe, tefsirin, fikhun dhe të tjera, mirëpo janë shumë larg sunetit! Sikur ta pyesësh ndonjërin prej shujuhëve të Ez’herit, si p.sh.: ‘Ku është Allahu?’ ata do të thonë: ‘Në çdo vend!’ Ndonëse robëresha kishte thënë se është mbi qiell dhe i Dërguari Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e kishte miratuar këtë përgjigje!”

Shikojeni përgjigjen e kësaj robëreshe, një bareshë e deleve. Madje, përgjigja e saj është më e mirë sesa ajo e shejhut të Ez’herit Esh-Sherif. Për çfarë arsye? Sepse shejhul-Ez’her ka diplomuar në shkollën e ilmul-kelamit, kurse kjo robëreshë, që ishte bareshë e deleve, ka dalë nga shkolla e të Dërguarit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!

Sharavi dhe shumë të tjerë si ai nga dijetarët e Ez’herit nuk besojnë se Allahu është mbi qiell, edhe pse gjithë myslimanët e lexojnë fjalën e të Lartësuarit në suren Tebareke, suren El-Mulk:

“A mos keni ndonjë garanci prej Atij që është mbi qiell, që Ai të mos e shembë tokën së bashku me ju, për gjynahet tuaja, sapo ajo të fillojë të dridhet?! Apo mos keni ndonjë garanci prej Atij që është mbi qiell, se Ai nuk ju çon një stuhi gurësh për gjynahet tuaja?! Vazhdoni pra, se keni për ta kuptuar se çfarë ishte paralajmërimi Im!”

| El-Mulk: 15-16 |.

Nisur nga kjo, robëresha është më e ditur sesa Sharavi dhe të tjerët që janë të ngjashëm me të!

| Muvsuuatul-Albani fil Akideh 6/128; 476; 562 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button