Forma e ngritjes së duarve

Forma e ngritjes së duarve në Kunut (vitër)! 

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sa i përket formës se ngritjes së duarve në Kunut, dijetarët kanë thënë: “I ngritni duart, paralel me gjoksin tuaj! Nuk i ngritni shumë. Sepse kjo nuk është lutje ibtihel (kur ngritën duart me majat e gishtërinjëve në drejtim të qiellit dhe me përgjërim të thellë) në të cilën njeriu i ngritë shumë lartë, por është lutje e zakonshme.

I shtrini duart dhe shuplakat e tyre janë të drejtuara kah qielli, kështu kanë thënë dijetarët e medh’hebit tonë, Allahu i mëshiroftë!” 

Ajo që kuptohet nga fjalët e dijetarëve, duart të bashkohen njëra me tjetrën, sikur kur dikush nuk posedon asgjë dhe kërkon nga tjetri t’i jap ndonjë gjë. Kurse hapja e duarve dhe distancimi mes tyre, nuk ka bazë as në sunet, e as në fjalët e dijetarëve.

| Sher’hul-Mum’ti’ 4/18 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button