Gjykimi i atij që bëhet xhunub në gjumë!
Pyetja:
Kush bëhet xhunub në gjumë duke qenë agjërueshëm, agjërimi i tij a është i saktë?
Përgjigja:
Po, agjërimi i tij është i saktë, sepse dalja e spermës duke qenë në gjumë nuk e prish agjërimin, ngase është pa vullnetin e njeriut dhe veç së është ngritur lapsi prej tij gjatë fjetjes.
Meqë është Ramazani e shfrytëzojë rastin që t’ua tërheqim vërejtjen disa njerëzve për veprimin e tyre, që rrinë zgjuar gjatë tërë netëve të Ramazanit, të cilët ndoshta i kalojnë netët pa ndonjë dobi dhe vetëm kanë dëm.
Pastaj, e kalojnë gjithë ditën në gjumë. Kjo nuk duhet të veprohet. Përkundrazi, ajo që duhet vepruar agjëruesi gjatë agjërimit është kalimi i agjërimit të tij me dhiker (përkujtim), lexim të Kur’anit dhe me gjëra të tjera që të afrojnë tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar.
~ Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa Erkanul-Islam f.424 |.
Përktheu: Besim Gjelaj