Men’hexhi selefij është vet Islami i mirëfilltë!
Nga shejh Muhamed Eman elXhami, Allahu e mëshiroftë:
- E para:
Men’hexhi selefij është men’hexh i mbrojtur nga gabimet dhe mangësitë, madje ky men’hexh është feja e Allahut e vërtetë dhe feja islame e cila është pa të meta. Nuk ka dallim mes Islamit të mirëfilltë, të çiltër dhe mes selefizmit. Pra kur thuhet selefizëm aty për aty nënkupton Islami i mirëfilltë, si dhe kur thuhet Islami i mirëfilltë nënkupton selefizëm.
Sepse men’hexhi selefij është i pa gabueshëm si shkak i pa gabueshmërisë se fesë! Ne, nuk ia referojmë vetit selefizmin, mirëpo ne referohem tek selefizmi, si dhe ajo është dëshmi ndaj nesh e jo ne ndaj tij.
- E dyta:
Sa i përket individëve që i referohen men’hexhit selefij, gabojnë dhe ia qëllojnë, si shumica e njerëzve dhe nuk janë të pa gabueshëm. Në qoftë se ndonjëri prej tyre gabon, edhe nëse është nga koka e thirrjes (davetit), nuk mashtrohemi me të dhe nuk e mbrojmë gabimin e tij, përkundrazi ne duhet ta këshillojmë dhe ta thërrasim për në rrugën e drejtë me urtësi.
Si dhe, nuk shkojmë pas devijimi të tij. Pra, men’hexhi selefij është i pastër nga ajo që e veprojnë disa dhe ne duhet t’i lidhim njerëzit me Krijuesin e jo me individët!
| Sher’h elHamevijetu f.29 |.
Përktheu: Besim Gjelaj