Çfarë do të thotë esSelefijeh?

Çfarë do të thotë esSelefijeh? Kujt i referohet kjo? Si dhe, a lejohet dalja nga të kuptuarit e selefit, në komentimin e teksteve të sheriatit?!

• Pyetësi:

“Disa vëllezër që janë të pranishëm këtu, dëgjojnë për thirrjen esSelefije, po ashtu lexojnë për këtë që shkruhet nga kundërshtarët e saj dhe jo nga pasuesit dhe thirrësit e saj. Prandaj, shpresojmë nga shkëlqesia juaj dhe se ju jeni nga dijetarët dhe thirrësit e saj, të na e sqarosh qëndrimin esSelefijes, në mesin e xhematëve tjera islame të kësaj kohë?”

• Shejhu:

Unë i jam përgjigjur kësaj pyetje shumë herë! Mirëpo, domosdoshmërisht duhet një përgjigje përderisa është shtruar pyetja, kështu që them: “Një fjalë të vërtetë, që nuk mundet asnjë musliman ta diskutojë, që kur i bëhet e qartë e vërteta rreth saj:

▪️Fillimisht: Thirrja esSelefijeh, kujt i atribuohet? esSelefijeh atribuohet tek selefi (muslimanët e parë), prandaj duhet ta dimë se kush janë Selefi, kur dijetarët muslimanë thonë: esSelef! Pastaj, ta kem të qartë referimin e saj, peshën e saj në koncept dhe në të argumentuar.

▪️esSelef: Janë njerëzit e tre brezave (më të mirë), për të cilët ka dëshmuar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në një hadith të saktë, mutevatir, të transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi, si dhe tek të tjerët, nga një numër i madh i sahabëve, nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Brezi më i mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre”. Këto janë tre gjenerata më të mira, për të cilat ka dëshmuar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! Pra, esSelefije atribuohet tek këta esSelef. Selefitë atribuohen tek këta esSelef!

Në qoftë së e kuptojmë kuptimin e fjalës esSelef dhe esSelefije, atëherë i referohemi dy çështjeve:

▪️Çështja e parë: “Kjo nuk është atribuim që i referohet ndonjë personi apo disa personave, siç është atribuimi i xhematëve të tjera që janë të pranishme në tokat islame! Kjo nuk është atribuim për tek një person dhe as për tek dhjetëra persona. Por, kjo i atribuohet asaj që është e pa gabueshme. Për arsye se, selefi është e pa mundur të bashkohen në devijimi (dalalet), gjë që është e kundërt tek muslimanët e mëvonshëm (halefi).

Për muslimanët e mëvonshëm (halefi), nuk ka ardhë ndonjë tekst që i lavdëron, bile erdhi ajo që e nënçmon shumicën e tyre. Në plotësimin e hadithit të më sipërm, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pastaj, pas tyre vjen një popull që dëshmojnë dhe nuk ju kërkohet që të dëshmojnë (ose dëshmojnë pa dituri)…” deri në fund të hadithit!

Gjithashtu, siç ka treguar ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një hadith tjetër, në të cilin ka lavdërim për një grup prej muslimanëve dhe nënvlerësim për shumicën prej tyre, sipas kuptimit të hadithit, ka thënë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Vazhdimisht do të jetë një grup nga umeti im, të kapur për të vërtetën, dhe nuk i pengon apo ndal ata kundërshtimi i të tjerëve, sepse ata janë kështu deri sa të vije çështja e Allahut!” Apo: “Derisa të ndodh Kiameti!”

Ky hadith, e ka veçuar lavdërimin për një grup në kohën e fundit, kurse ky grup do të thotë xhematë i vogël, kurse gjuhësisht nënkupton për një person e më shumë!

Në qoftë se e kuptojmë këtë spjegim në lidhje me esSelefije, se kjo atribuohet tek selefus-salih (muslimanët e parë të mirë) dhe se ata janë të pa gabueshëm, nëse muslimani i përmbahet asaj që ishin selefus-salih, atëherë vjen çështja e dytë për të cilën paralajmërova më parë!”

▪️E kjo është (çështja e dytë):

“Secili musliman e di atëherë se kjo thirrje dhe çfarë reflekton ajo prej pagabueshmërisë, është e pa mundur për muslimanin, pas kësaj diturie dhe sqarimi të thotë; dhe nuk po them të distancohet, se kjo është e vetëkuptueshme.

Ndonëse, unë them që është e pamundshme që mos të jetë selefij, sepse veçse e kuptuam se referimi tek esSelefije nënkupton atribuim tek pagabueshmëria!

Nga e marrim këtë pagabueshmëri? Ne, e marrim nga hadithi që disa nga halefi argumentojnë me të, për ta kundërshtuar të vërtetën, argumentojnë me të, tek çështja e të argumentuarit për të punuar me shumicën (në atë që janë shumica e halefit), kur ata e sjellin fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk bashkohet umeti im në devijim”. Porse, nuk është i saktë zbatimi i hadithit për halefin në ditët e sotme, për ato kundërshtime rrënjësorë që i kanë ata!

“Nuk bashkohet umeti im në devijim” nuk ka mundësi të zbatohet ndaj realitetit të muslimanëve, në kohët e sotme dhe këtë e di secili që e ka analizuar këtë gjendje faktike të shëmtuar.

Shtojani kësaj edhe hadithet e sakta që janë transmetuar, që janë sqaruese për atë që ka ndodh tek popujt para nesh, siç janë çifutët dhe të krishterët! Si dhe, për atë që do të ndodh prej përçarjes tek muslimanët, pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Janë ndarë cifutet në shtatëdhjetë e një grupe, të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe dhe do të ndahet umeti im në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha do të jenë në zjarr, me përjashtim një grupi!” I thanë: “Kush janë ata o i Dërguar i Allahut?! Tha: “Ata janë xhemati!”

Ky xhemat është xhemati i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ndaj këtij xhemati mund ta zbatojmë hadithin e më sipërm: “Nuk bashkohet umti im në devijim!” Me këtë hadith është qëllim sahabet, për të cilët ka gjykuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ata janë pala e shpëtuar, si dhe, ata që e ndjekin rrugën e tyre e veprojnë sipas tyre.

Këta selefus-salih, janë ata që na ka paralajmëruar Zotin ynë i Plotfuqishëm, në Kuranin fisnik, nga kundërshtimi i tyre dhe nga ata që e ndjekin rrugën tjetër pos rrugës së tyre, në fjalën e Allahut të Plotfuqishëm:

“Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e, e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.”
| Nisa 115 |.

Unë, e kam vërejtur kureshtjen e vëllezërve tonë në shumë raste në lidhje me urtësinë e lidhëzës që e ka bërë Zoti ynë i Plotfuqishëm në këtë ajet: “…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve” me kundërvënien e të Dërguarit, dhe cila është urtësia nga kjo? Edhe po të ishte ajeti pa këtë pjesë, do të ishte kështu: “Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e, e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai”.

Vetëm kjo do të mjaftonte si paralajmërim dhe qortim ndaj atij që e kundërshton Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! Si dhe, gjykimi për përfundimin e tij të keq.

Por, ajeti nuk është kështu, përkundrazi kësaj ja ka shtuar fjalën e të Plotfuqishmit: “…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve”. A është kjo rastësi?! Në asnjë mënyrë, nuk ka mundësi që në fjalën e Allahut të Plotfuqishëm të ketë rastësi!

Prandaj, cila është urtësia e lidhëzës në këtë fjalë: “…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve” me fjalën: “Kush i kundërvihet të Dërguarit…”?!

Urtësia e kësaj është e sqaruar në fjalën e imam Shafiut, ku me këtë ajet ka argumentuar për çështjen e konsensusit (ixhmas). Që do të thotë: “Kush e ndjek rrugën tjetër pos rrugës së sahabëve, të cilët janë pagabueshmëria në shprehjet tonë të më sipërme, si dhe ata janë xhemati ndaj të cilëve ka dëshmuar i Dërguar sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ata janë pala e shpëtuar, kështu që kush e ndjek rrugën e tyre, të tillët janë ata që nuk u lejohet kundërshtimi i rrugës së tyre, në qoftë se dëshirojnë shpëtimin nga ndëshkimi i Allahut ditën e Kiametit!

Për këtë ka thënë i Lartësuari: “Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e, e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” | Nisa 115 |.”

Pra, për muslimanët e kohëve të sotme, së fundmi, është detyrim t’i njohin dy çështje:

▪️E para: “Kush janë muslimanët e përmendur në këtë ajet? Pastaj, cila është urtësia që Allahu i Plotfuqishëm i potencoj sahabet, të cilët janë esSelefus-salih dhe ata që e ndjekin rrugën e tyre.” Veçse u përgjigjem për këtë pyetje më sipër apo për këtë urtësi!

Për përfundim të gjithë kësaj, sahabet e përjetuan periudhën e shpalljes, e morën atë direkt dhe të freskët nga goja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pastaj ishin dëshmitarë të Pejgamberit të tyre sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili jetoi në mein e tyre, duke e zbatuar Kur’anin ashtu siç potencohet në Kur’an, gjë që është përmendur shpesh në fjalët e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Në të kundërtën, halefi nuk e kishin këtë privilegj, dëgjimin direkt të Kur’anit dhe haditheve nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Po ashtu, të tillë nuk e kanë fatin e përjetimit direkt të zbatimit të Kur’anin dhe sunetit nga ana e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Si dhe, nga urtësia, e cila ceket në sunet, siç është fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk është i njëjti lajmi sikur ai që e sheh vet (me sytë e tij).”Prej tij rrjedh kjo fjalë dhe prej tij e ka marr poeti i cili thotë: “Dhe nuk është i njëjti ai që e sheh me atë që e dëgjon”.

Prandaj, ata që nuk e panë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk janë njejtë sikur shokët e tij, të cilët e panë atë dhe e dëgjuan prej tij direkt, si dhe e panë atë duke i zbatuar në veprim (dispozitat). Tashmë, ekziston një thënie bashkëkohore, me të cilën e kanë ngritë zërin disa thirrës muslimanë, dhe kjo është një fjalë shumë e bukur, ndonëse më mirë së kjo, është realizimi i saj në gjendjen reale. Ata thonë në ligjërata, këshillat dhe udhëzimet e tyre se duhet ta bëjmë Islamin si diçka reale, që ec në tokë! Kurse ata të cilët arritën ta bëjnë këtë, janë sahabet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për dy arsyet e cekura më sipër!

E dëgjuan fjalën e tij direkt dhe e kuptuan më së miri! Pastaj, janë disa gjëra që ka nevojë të bëhen në praktikë, kështu që ata e panë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke ua sqaruar sesi duhet të veprohet.

Po ua sjelli një shembull shumë të qartë, janë disa ajete në Kuranin fisnik, nuk ka mundësi t’i kuptoj muslimani përveç nëse e njeh sunetin, i cili është sqarues i Kuranit fisnik, tamam ashtu siç thotë Allahu i Plotfuqishëm: “…Ty ta zbritëm Kuranin që t’u spjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre…”
|Nahl 44|.

Po ashtu: “Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart…”
|Maide 38|.

Në këtë rast, silleni Sibevejhin e kësaj kohë në gjuhën arabe dhe të na e komentoj këtë ajet: “Vjedhësit…” Kush është (vjedhës)? Gjuhësisht askush nuk ka mundësi ta përkufizoj vjedhësin. Si dhe, me fjalën dorë, çfarë nënkupton? Nuk ka mundësi Sibevjhi i kohës së fundit, nuk ka mundësi të na jep përgjigje për këto dy pyetje: Kush është vjedhësi që e meriton gjymtimin e dorës? Poashtu dhe, cila pjesë e dorës duhet t’i këputet këtij vjedhësi?

Gjuhësisht fjala vjedhës nënkupton kur dikush e vjedh një ve, ai është hajdut. Si dhe, në qoftë si këputet dora- këtu e këtu, apo në cilindo vend, ajo është dorë!

Mirëpo, përgjigjja është kur ne e përkujtojmë ajetin e sipërm: “…Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u spjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre…”
| Nahl 44|.

Përgjigja është sqarim! Përgjigja është në sqarimin nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për Kur’anin. Këtë sqarim veçse e ka zbatuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në praktikë, në lidhje me këtë ajet, e poashtu edhe me ajetet tjera dhe sqarimet e tilla janë të shumta.

Kushdo që lexon në shkencën e Ilmul-usul, në të e vëren gjëra përfshirëse dhe specifike, të përgjithshme dhe të përkufizuara, shfuqizuese dhe të shfuqizuara. Në fjalët e përgjithshme hynë shumë tekste, mos të themi me qindra tekste. Tekste të përgjithshme janë transmetuar edhe në sunet, e as nuk dua ta zgjas më shumë, kështu që të kemi mundësi t’i përgjigjemi pyetjeve tjera!”

| Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë! |

Përktheu dhe përshtati: Besim Gjelaj.

Artikuj të lidhur

Back to top button