Gjykimi i faljes së katër rekateve në namaz nafile me një selam

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Pyetja:

Ai që i fal katër rekate me një selam, a është e lejuar kjo?

Përgjigja:

Në namazin e natës nuk lejohet, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Namazi i natës është dy nga dy (nga dy rekate)” ky është kuptimi i çështjes, që do të thotë faluni dy rekate nga dy. Kurse sa i përket namazit të ditës, dijetarët kanë mospajtime, disa e kanë lejuar, e disa jo. Më së miri është të falën nga dy edhe në namazet e ditës, dy nga dy.

Nëse i falë katër me një selam, pranohet insheAllah, mirëpo është në kundërshtim me sunetin.

Sunet është të falën dy nga dy edhe ditën, sepse në një transmetimi tjetër nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma thuhet që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Namazi i natës dhe i ditës është dy nga dy” e transmeton imam Ahmedi dhe autoret e sunenëve me zinxhir të saktë.

Besimtari duhet që t’i falë dy nga dy edhe ditën, mirëpo nëse falë pesë rekate dhe në fund vitrin, nuk ka të keqe. Kështu ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Apo i falë shtatë rekate dhe në fund vitrin, nuk ka të keqe, sepse kështu ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ky është përjashtim, është përjashtim nga fjala e tij salAllahu alejhi ue selem: “Namazi i natës është dy nga dy”.

Gjithashtu lejohet të falën nëntë rekate dhe në fund e fal vitrin, mirëpo ulët në rekatin e tetë, në teshehud, pastaj ngritët dhe e falë të nëntin rekat.

Kurse, t’i falë katër rekate natën, apo gjashtë, apo tetë natën, nuk bën sepse është në kundërshtim me sunetin. Pra nuk lejohet sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy”. Kjo është e vërtetuar në Buhari dhe Muslim dhe nuk ka aspak mospajtim në lidhje me këtë.

Nuk lejohet të falën katër rekate me një selam apo tetë rekate apo gjashtë rekate me një selam, mirëpo falën dy nga dy, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy”.

Kurse shtojca në një transmetim: “Ditën” dijetarët kanë mospajtime rreth saj, prej tyre kanë thënë që është gabim kjo shtojcë, siç është Nesaiu dhe të tjerë, porse e vërtetë është që nuk është gabim kjo shtojcë, por është e saktë, andaj duhet edhe ditën të falën dy rekate nga dy.

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/12533/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%B5%D9%84%D8%A7%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D9%86%D8%A7%D9%81%D9%84%D8%A9-%D8%A7%D8%B1%D8%A8%D8%B9-%D8%B1%D9%83%D8%B9%D8%A7%D8%AA-%D8%A8%D8%AA%D8%B3%D9%84%D9%8A%D9%85%D8%A9-%D9%88%D8%A7%D8%AD%D8%AF%D8%A9

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button