Shejtani i besimtarit!

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu, që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Vërtetë, besimtari e mundon shejtanin e tij, ashtu siç e mundon ndonjëri prej jush devenë e tij në udhëtim!”

| Ahmedi 8927 |.

Ibnil-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sepse, sa herë që e sulmon njeriun, ai e godet me kamxhikun e dhikrit, këshillës, kërkim faljes dhe nënshtrimit, kështu që shejtani me të përjeton ndëshkim të madh. Pra, nuk është në pozitën e shejtanit të gjynahqarit, ndonëse ai me të është në rahati dhe relaksim. Për këtë arsye është i fuqishëm, dominues dhe i ashpër.”

| Bedeiul-Feveid 2/793 |.

Këtë e bën më të qartë ajo që e transmeton Mamër ibën Rashid në Xhami’ihi | 154|; nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu:

“Vërtetë, shejtani i besimtarit e takon shejtanin e pabesimtarit, kur e sheh shejtanin e besimtarit të zbehur, të pluhurosur e të molisur, i thotë: Ç’është me ty? Mjerë për ty! Veçse qenke shkatërruar!

Kurse shejtani i besimtarit ia kthen: “Assesi, për Allahun nuk mund t’i bëj asgjë; kur ha e përmend Allahun, kur pi e përmend Allahun, kur fle e përmend Allahun, kur hy në shtëpi e përmend Allahun! Kurse, shejtani i pabesimtarit i thotë: “Unë ha prej ushqimit të tij, pi prej pijes së tij, fle në shtratin e tij, pra ai është i zbehtë dhe ai është i molisur!”

~ Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë!
https://al-badr.net/muqolat/6190
Perktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button