Sa i përket polemikës apo debatit në çështjet e fesë

Sa i përket polemikës apo debatit në çështjet e fesë ai ndahet në dy lloje:

E para: Të jetë synim me këtë argumentimi i së vërtetës dhe zhvleftësimi i së kotës. I tilli kërkohet, ndonjëherë është obligim, e ndonjëherë është i pëlqyer, varësisht prej gjendjes. Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ ۖ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

    “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (Nahl 125).

E dyta: Të jetë synim me këtë kapja me fanatizëm për ndonjë mendim të caktuar, apo për të triumfuar vet, apo për të triumfuar e kota. Kjo është punë e shëmtuar dhe e ndaluar, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

مَا يُجَادِلُ فِي آيَاتِ اللَّهِ إِلا الَّذِينَ كَفَرُوا

   “Askush nuk i vë në dyshim Shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë…” (Gafir 4)

si dhe fjala e Lartësuarit:

وَجَادَلُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ

“…dhe ta mohonte të vërtetën me kundërshtime të rreme, andaj Unë i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!” (Gafir 5).

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë
(Sher’h Lum’atul-itikad f.56)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Back to top button