Gabime gjatë leximit të Kur ’an-it

Allahu i Lartësuar thotë:

“Ju patjetër do ta shihni xhehennemin. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht”
(Tekathur 6-7).


Fjala e të Lartësuarit:

“Ju patjetër do ta shihni”, kjo fjali është plotësisht e ndarë dhe nuk është përgjigje për fjalën “Sikur”, për këtë është obligim ndaj lexuesit që të ndalet tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu)”
(Tekathur 5).

Ne, dëgjojmë shpesh nga imamët që i bashkojnë gjatë leximit këto dy ajete

“Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). Ju patjetër do ta shihni xhehennemin”
(Tekathur 5-6).

Ky bashkim i ajeteve gjatë leximit është si shkak i shkujdesjes së tyre apo harresës ose ata me të vërtetë nuk meditojnë sa duhet në ajet gjatë leximit, përndryshe sikur të meditonin ashtu si duhet do ta kuptonin së bashkimi i ajeteve gjatë leximit e shtrembëron kuptimin e tyre.

Sepse, nëse thotë:

“Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). Ju patjetër do ta shihni xhehennemin” (Tekathur 5-6),

bëhet shikimi i tyre i xhehennemit i kushtëzuar me diturinë e tyre, kurse kjo nuk është e vërtetë.

Për këtë, duhet këshilluar ndaj këtij gabimi, kush dëgjon dike duke lexuar

“Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). Ju patjetër do ta shihni xhehennemin”
(Tekathur 5-6),

e këshillon dhe i thotë: O vëllai im! Ky bashkim i ajeteve gjatë leximit nënkupton shtrembërim të kuptimit të ajeteve, andaj mos i bashko, por së ndalu pas çdo ajeti.

Për arsye, së është fillim i ajetit, kurse ajo që është legjitime këtu është të ndalet njeriu në fillim të çdo ajeti.

Po ashtu, bashkimi i ajeteve gjatë leximit e shtrembëron kuptimin.

Shejh Muhamed elUthejmin, Allahu e mëshiroftë

Burimi

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button