Zelli i të devijuarve për ta përhapur devijimin!

Zelli i të devijuarve për ta përhapur devijimin!

Allahu i Lartësuar thotë: وَقالوا كونوا هودًا أَو نَصارى تَهتَدوا قُل بَل مِلَّةَ إِبراهيمَ حَنيفًا وَما كانَ مِنَ المُشرِكينَ

“Ata (ithtarët e librit) thanë: ‘Bëhuni hebrenj ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë!’ Thuaj: Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë Ibrahimit, që ai nuk ishte nga idhujtarët.” (Bekare 135).

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ithtarët e së pavërtetës thërrasin në devijimin e tyre dhe e paraqesin atë si udhëzim dhe të mirë.

Fjala e tyre: كونوا هودًا أَو نَصارى تَهتَدوا “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë!” është një thirrje në humbje, ndërsa pretendimi i tyre: تَهتَدوا “e gjeni rrugën e drejtë!” është mashtrim, duke e shitur devijimin si të drejtë.

Po kështu, pas kësaj rruge të hebrenjve ecën edhe ata që kanë devijuar nga ky umet – si pasuesit e bidateve në çështjet e akides, kaderit dhe imanit – të cilët pretendojnë se janë në të vërtetën dhe se kush ndjek rrugën e tyre është i udhëzuar.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Do t’i pasoni rrugën e atyre që ishin para jush.”

Nga dobitë e këtij ajeti është se kushdo që thërret në devijim, ka ngjashmëri me çifutët dhe të krishterët.

Sot, thirrësit e shthurjes thonë:

“Lëreni gruan të çlirohet, lëreni të gëzojë jetën! Mos e kufizoni me mbulesë apo ndalim të ekspozimit! Jepini lirinë!”

Dhe kështu, çdo thirrës në devijim e zbukuron devijimin e vet me mashtrime që mashtrojnë të paditurin. Ata janë të ngjashëm me çifutët dhe të krishterët në metodën e tyre.

(Tefsir El-Fatiha dhe El-Bekare 2/84)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button