Tregim mahnitës që aludon për lidhjen e fortë në Allahun e Plotfuqishëm
Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Hatim el’Asam, Allahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit e mëdhenj të devotshëm. Një vit prej viteve kishte dëshirë të shkonte në Haxh, mirëpo nuk i përballonte dot shpenzimet e Haxhit, kështu që nuk i lejohej Haxhi. Dhe nuk e kishte obligim atë, pa ju lenë ushqim fëmijëve dhe pa pëlqimin e tyre.
Kur erdhi koha e nisjes për Haxh, vajza e tij e pa të pikëlluar. Ajo ishte e devotshme , ndaj edhe i tha: Çfarë të ka bërë të pikëlluar, o babai im!
Ai tha: Haxhi veçse erdhi!
Ajo tha: E, pse nuk shkon në Haxh?!
Ai tha: Shpenzimet (dmth: s’kam mundësi).
Ajo tha: Allahu të furnizon.
Ai tha: E, shpenzimet e juaja!
Ajo tha: Allahu na furnizon.
Ai tha: Mirëpo, çështja e nënës tënde!
Shkoj vajza të nëna e vet dhe e përkujtoi atë dhe në fund, nëna dhe tre djemtë thanë: Shko në Haxh, se neve, na furnizon Allahu!
Ua la atyre ushqimin e tre ditëve. U nis për Haxh dhe nuk kishte pasuri të mjaftueshme që t’i mjaftonte në udhëtim. Shkonte pas karvanit.
Në fillim të rrugës, prijësin e karvanit e pickoj akrepi. Pyeten a ka dikush që bën rukje dhe e shëron. Ata e gjetën Hatimin, i bëri rukje, dhe aiu shërua shumë shpejtë dhe i tha: Shpenzimet e udhëtimit tënd, vajtje dhe ardhje, unë i marr përsipër.
Atëherë Hatimi tha: O Allahu im, kjo është ndihma Jote për mua, ma shfaq ndihmën Tënde për familjen time!
Kaluan tri ditë dhe u harxhua furnizimi i djemve të tij. Uria filloi të trokasë tek ta. Nisën ta qortojnë vajzën, kurse ajo qeshte!
I thanë: Pse po qeshë, e neve uria pothuajse do të na vret?!
Ajo tha: Babai ynë është furnizues apo ai që e konsumon furnizimin?
Ata thanë: Konsumues i ushqimit, sepse furnizues është Allahu!
Ajo tha: Atëherë, konsumuesi i furnizimit ka ikur dhe ka mbetur Furnizuesi!
Ajo po ju fliste dhe në atë çast troket dera!
Ata thanë: Kush është?
Trokitësi i derës tha: Prijësi i besimtarëve ju kërkon ujë! E mbushi ujë shishen. Piu halifja dhe e ndjeu një ëmbëlsirë në ujë që nuk e kishe shijuar më parë.
Andaj, tha: Nga e morët ujin?
Ata thanë: Nga shtëpia e Hatim.
Halifja tha: Thirreni ta shpërblej.
Ata thanë: Ai, është në Haxh.
Prijësi i besimtarëve e hoqi brezin –ishte brez nga një material i çmuar, i hollë, i qëndisur me margaritar- dhe tha: Kjo është për ta.
Pastaj tha: Kush me do mua?!
Atëherë gjithë vezirat (ministrat) e tij dhe tregtarët vepruan njëjtë.
U benë shumë breza dhe të gjithë i bleu një tregtar me një pasuri sa të mbushtë një shtëpi me ari. U furnizuan me ushqim derisa t’ju vije vdekja dhe gjithë brezat ua ktheu pronarëve të tyre. U furnizuan me ushqim dhe qeshnin nga gëzimi kurse vajza qante!
Atëherë nëna e vet i tha: Puna jote është e çuditshme o vajza ime, ne qanim nga uria, kurse ti qeshje, kurse tash Allahu na bëri zgjidhje dhe ti qan?!
Vajza tha: Kjo krijesë, e cila nuk ka mundësi për vete as dëm e as dobi (Halifja) na shikoj neve me syrin e mëshirës dhe na pasuroi deri në vdekje, po si është Ai, Mbreti i mbretërve!!!
(Siir ‘Alamun-Nubela 11/487)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj