Trajtimi i terrorizmit dhe shërimi i tij nga këndvështrimi islam!

Shërimi i kësaj sëmundjeje, madje edhe parandalimi i saj, qëndron në edukimin e drejtë islam, i cili nuk mund të kuptohet e zbatohet siç duhet përveçse nga dijetarët selefijë dhe të mirëfilltë, të cilët udhëhiqen nga morali i lartë dhe qëllime fisnike. Ata e marrin frymëzimin e tyre nga mesazhi i pejgamberëve dhe të dërguarve të ndershëm, të cilët ishin thirrës të Allahut dhe mësues të njerëzimit në çdo kohë.
Ky burim frymëzimi është shpallja hyjnore, e cila gjallëron zemrat, shëron sëmundjet shpirtërore dhe largon frikën e pasigurinë. Por nëse zemra mbizotërohet nga e keqja dhe errësira, dhe është nga ato që, sipas caktimit në Lehvi Mahfudh, është paracaktuar të jetë e devijuar, atëherë për të vlen ajeti:
إِنَّكَ لَا تَهْدِى مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ
“Në të vërtetë ti (Muhamed) nuk udhëzon kë të duash ti, por Allahu udhëzon atë që Ai do. Dhe Ai i njeh më mirë ata që janë udhëzuar.”
| Kur’an • Kasas 56 |.
Nëse këshillat dhe librat nuk japin rezultat, atëherë ndërhyn shpata e drejtësisë (shejhu ka për qëllim aty ku gjykohet me sheriat) të cilën Allahu ia ka dhënë në dorë sundimtarit musliman për të vendosur drejtësinë në tokë.
Kjo përputhet me hadithin e gjatë të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ku thuhet:
“Nëse nuk ia ndaloni dorën keqbërësit, nuk e ktheni atë me forcë drejt së vërtetës, Allahu do t’jua përplasë zemrat njëri-tjetrit, ose do t’ju mallkojë, ashtu siç i mallkoi ata (popujt) para jush.”
Shejh Zejd el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë!
| Burimi: el-Irhab • Terrorizmi • fq. 24 |.
Përktheu: Besim Gjelaj