Sqarimi në lidhje me faqen ‘The Reis’

Shejhul-Islam, Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Thirrësi për në bidat (risi) meriton të ndëshkohet dhe për këtë ka konsensus tek muslimanët. Masa ndëshkuese ndaj tij ndonjëherë është me vrasje ndonjëherë në tjera mënyra… Selefi e vranë Xhehm ibën Safianin, Xh’ad ibën Dirhemin, Gajlan elKaderijin, e të tjerë. Nëse mendohet së ai nuk e meriton ndëshkimin ose është e pa mundur të ndëshkohet, atëherë duhet të sqarohet bidati i tij dhe të bëhet paralajmërim kundër tij. Kjo është pjesë e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, për të cilën na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij”
(mexh’mu-ul-Fetaua 35/414).

Prej masave të refuzimit ndaj bidatit dhe bidatçiut është refuzimi i tyre, kurse prej çështjeve që duhet refuzuar është sqarimi i gjërave të kota dhe gjërave të shirkut që i poston kjo faqe. Fatkeqësisht devijimet e saj janë të shumta, gjë që duhet patur kujdes edhe faqet e tjera të ngjashme që promovojnë shirk, guluv (duke e tepruar lidhur me persona, kushdo qofshin ata). Shpesh herë plasojnë lajme që nxisin armiqësinë dhe urrejtjen mes muslimanëve. Andaj kini kujdes dhe braktiseni këtë faqe dhe faqet e tjera si këto, sepse dëmi i tyre është më i madh së sa dobia.

Kjo faqe famëkeqe, me dt. 11 Qershor 2020, kanë postuar një poezi me titullin: TI (Muhammed). Kjo poezi në vetën e saj përmban shirkijate që i përkatësohen Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, e në fakt ato duhet t’i referohen vetëm Allahut të Lartësuar. Të gjitha këto e dëmtojnë apo e shembin besimin e saktë të muslimanit.
Mjafton të lexosh një tekst dhe ta kuptosh devijimin e thellë tyre, siç është rreshti i dyte në strofën e tretë: Ti je motivi se pse dua të jetoj!
Andaj, kini kujdes!

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mos e teproni më mua ashtu siç e tepruan të krishterët me të birin e Merjemes, sepse unë jam robi i Tij (robi i Allahut), andaj thoni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij”
(Buhariu, Nr. 3445).


Allahu e di më së miri!
Përktheu dhe përgatiti: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button