Sprovat i ngrejnë gradët ose e shtojnë shpërblimin
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Kryesisht njeriu ka mangësi dhe nuk e përmbush si duhet obligimin, andaj çdo gjë që e godet është si pasojë e mëkateve dhe mangësive të tij karshi urdhrit të Allahut të Lartësuar.
Kështu që nëse dikush nga robërit e mirë të Allahut sprovohet me ndonjë sëmundje apo diçka të ngjashme, kjo konsiderohet prej llojit të sprovave të pejgamberëve, me qëllim që t’u ngrihen gradat dhe t’u shtohen shpërblimet, si dhe me qëllim që të jetë shembull për dikë tjetër në durim dhe në llogaritje në shpërblim.
Pra sprova mund të jetë shkak për ngritjen e gradëve dhe shtimin e shpërblimeve siç bën Allahu me pejgamberët dhe me disa njerëz të mirë dhe mund të jetë shkak për fshirjen e gjynaheve siç ceket në fjalën e Allahut të Lartësuar:
مَن يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ
“…Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për atë…” (Nisa 123)”.
📑(Mexh’mu-ul-Fetawa 4/371)
✍️Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj