“Si të rimarrin muslimanët Palestinë”

Fjalë të çmuara nga dijetari i madh Shejh Ibn Uthejmin mbi mënyrën:

“Si të rimarrin muslimanët Palestinë”

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Dhe nuk mund ta rimarrin atë përveç në emër të Islamit, ashtu siç ishte në kohën e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të shokëve të tij, siç thotë i Lartësuari:
إِنَّ الْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ
“S’ka dyshim se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e Tij; e ardhmja e lumtur është për të devotshmit” (A’raf 128).

Sa do të përpiqen arabët, sa do të mbushin botën me fjalë dhe argumente, nuk do të kenë sukses kurrë derisa të mos bëjnë thirrje për nxjerrjen e hebrenjve prej andej në emër të Islamit.

Pasi ta zbatojnë atë në vetvete; nëse e bëjnë këtë, do t’u realizohet ajo që lajmëroi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Nuk do të ndodhë Kiameti derisa muslimanët të mos luftojnë hebrenjtë, dhe muslimanët do t’i vrasin ata derisa një hebre të fshihet pas gurit apo drurit, dhe guri apo druri do t’u thotë muslimanëve: ‘O rob i Allahut, ja ku është një hebre pas meje, eja dhe e vrite’.”

Pra, druri dhe guri do t’u tregojnë muslimanëve për hebrenjtë duke thënë: “O rob i Allahut” — në emër të robërimit ndaj Allahut — dhe “O musliman” — në emër të Islamit; dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “muslimanët luftojnë hebrenjtë”, e ai nuk tha: “arabët”.

Prandaj them: Ne nuk do t’i mundim hebrenjtë në emër të arabizmit kurrë; do t’i mundim vetëm në emër të Islamit; dhe kush dëshiron, le të lexojë fjalën e Tij:
وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِي الزَّبُورِ مِن بَعْدِ الذِّكْرِ أَنَّ الْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ الصَّالِحُونَ
“Ne kemi shënuar në Zebur (dhe në gjithë Librat e tjerë), pasi Ne e patëm shkruar më parë në Leuhun Mahfudh, se robët e Mi të drejtë e të përkushtuar do të trashëgojnë tokën.” (Enbija 105).

Ai e bëri trashëgimi tokën për robërit e Tij të devotshëm; dhe çdo gjë që është e lidhur me një përshkrim ekziston me praninë e këtij përshkrimi dhe zhduket me zhdukjen e tij.

Pra, nëse ne jemi robërit e Allahut të devotshëm, do ta trashëgojmë atë me lehtësi dhe pa ato stërmundime, telashe dhe vështirësi dhe ato fjalë të gjata e të pafundme! Ne do ta fitojmë me ndihmën e Allahut të Plotfuqishëm dhe me atë që Ai e ka shkruar për ne. Sa e lehtë është kjo për Allahun!

Dhe ne e dimë që muslimanët e zotëruan Palestinën në epokën e lulëzimit të Islamit vetëm me islamin e tyre; ashtu që nuk e pushtuan kryeqytetin e Persisë, as kryeqytetin e Romës, as kryeqytetin e Egjiptit përveç me Islamin.

Prandaj të rinjtë tanë duhet ta kuptojnë qartë se fitorja e vërtetë nuk arrihet përveç me Islamin e sinqertë. Jo me islamin e identitetit në kartën e identitetit!

Dhe them — dhe dija i përket Allahut — se Shami nuk mund të rimerret — dhe me këtë kam parasysh veçanërisht Palestinën — përveç në mënyrën si u rimorr në fillimet e këtij umeti, me udhëheqje si ajo e Umer ibën Hattabit, radijAllahu anhu, me njerëz si ushtarët e Umerit, radijAllahu anhu.

Të cilët nuk luftojnë përveç që fjala e Allahut të jetë e lartë. Kur këtë e realizojnë muslimanët, atëherë ata do të luftojnë hebrenjtë derisa hebreu të fshihet prapa pemës dhe pema t’i thërrasë:

“O musliman! O rob i Allahut! Ja ku është një hebre mbrapa meje, hajde dhe e vrite.”

Ndërsa përderisa njerëzit e shohin këtë armiqësi midis nesh dhe hebrenjve si një çështje nacionale, nuk do të kemi sukses kurrë; sepse Allahu nuk do të ndihmojë përveç atyre që e ndihmojnë çështjen e Tij, siç thotë i Lartësuari:

وَلَيَنْصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنْصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ * الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ

“…E Allahu patjetër do të ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është i Plotfuqishëm dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. (Ai ndihmon) Ata të cilët, kur Ne ua mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve.” (Haxh 40–41).

Pra, kur shohim historinë e parë të këtij umeti, e gjejmë se ajo fitoi mbi bazën e teuhidit, përkushtimit të sinqertë ndaj Allahut, ndjekjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, largimit nga gjërat e pavlera, nga sjelljet e këqija, nga imoraliteti dhe e keqja, si dhe nga imitimi i armiqve.

Problemi është se sot ka njerëz që shohin imitimin e jo-myslimanëve si dinjitet dhe nder, dhe shohin kthimin te ajo që ishte udhëzuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij si prapambetje dhe regres. Ata veprojnë siç thanë të hershmit:

وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوا إِنَّ هَؤُلاءِ لَضَالُّونَ
“Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshin: ‘S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!’” (Mutaffifin 32).

Prandaj, o vëllezër, duhet të kthehemi; të lexojmë dhe të reflektojmë mbi atë që ndodhi në fillimet e këtij umeti, që të marrim atë që ata mbanin nga bindja dhe robërimi i sinqertë ndaj Allahut, dhe atëherë fitorja do të na realizohet.

Unë them dhe përsëris: Duhet të kemi kujdes nga të këqijat e vetes sonë dhe të kemi kujdes nga të këqijat e të pabesimtarëve, hipokritëve dhe ndjekësve të tyre.

Dhe lusim Allahun të na shkruajë neve dhe juve fitoren e fesë së Tij, dhe që Ai të na ndihmojë me të, dhe ta ndihmojë atë përmes nesh. Të na bëjë nga miqtë dhe pala e Tij; pa dyshim, Ai është Dhurues i pafund dhe Bujar.

Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij në përgjithësi!

| Burimi: Kutub ue resail li-Ibën Uthejmin 8/117 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button