Si të dallohet gjaku i menstruacioneve nga gjaku i istihadës

Dallimi ndërmjet gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të istihadës (gjakderdhja e çrregullt jashtë periudhës së menstruacioneve) bëhet përmes katër shenjave:

  • E para: Ngjyra. Gjaku i menstruacioneve është i zi, ndërsa gjaku i istihadës është i kuq.
  • E dyta: Trashësia. Gjaku i menstruacioneve është i trashë dhe i dendur, ndërsa gjaku i istihadës është i hollë.
  • E treta: Era. Gjaku i menstruacioneve ka erë të rëndë dhe të pakëndshme, ndërsa gjaku i istihadës nuk ka erë të tillë, sepse është gjak i një ene të zakonshme të gjakut.
  • E katërta: Mpiksja. Gjaku i menstruacioneve nuk mpikset pasi të dalë, sepse ai është mpiksur tashmë në mitër, pastaj është shpërbërë dhe ka rrjedhur; kështu, nuk kthehet përsëri në gjendjen e mpiksjes. Ndërsa gjaku i istihadës mpikset, sepse është gjak që rrjedh nga një enë gjaku.

Kështu kanë thënë disa prej mjekëve bashkëkohorë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka aluduar në këtë me fjalën e tij: “Ai është gjak që rrjedh nga një enë gjaku.” Dhe dihet se gjaku që del nga enët e gjakut mpikset.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Sher’hul-Mumti‘, 1/488)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button