Si merr abdes ai që e ka ndonjë plagë në trup?
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Plaga apo diçka e ngjashme me të ose është e dukshme, ose është e mbuluar me fashë, nëse është e dukshme obligohet pastrimi i saj me ujë, e në qoftë se kjo është e pamundur, atëherë i jepet mes’h vetëm vendit ku është plaga. Në qoftë se as kjo nuk bën, atëherë merret tejemum dhe kjo bëhet në këtë renditje:
- Nëse është e mbuluar me diçka përkatëse, atëherë nuk veprohet ndryshe përveç duke i dhënë mes’h.
- Në qoftë së mes’hi e pengon edhe pse plaga është e mbuluar, atëherë merret tejemum ashtu siç është në rastin kur plaga është dukshme. Këtë e kanë thënë dijetarët (fukahat), Allahu i mëshiroftë!
| Sher’hul-Mumti’ 1/169 |
Përktheu: Besim Gjelaj