Si e morën Sejjid Kutbin për imam dhe ripërtëritës?!

Shejh Rebi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Është për t’u habitur, madje habi shumë e madhe, me kutbijtë: si e marrin Sejjid Kutbin për imam dhe ripërtëritës?!

Ndërkohë ai ka rënë në shumë lloje të devijimit:

• ka pohuar vahdetul-vuxhud (panteizmin);

• ka pohuar hululin (se Krijuesi futet në krijesa);

• ka pohuar akiden xhebrije (mohimi i zgjedhjes së njeriut dhe pretendimi se ai është i detyruar plotësisht në veprat e tij);

• ka mohuar cilësitë e Allahut;

• ka thënë se Kur’an-i është i krijuar;

• ka thënë se Allahu nuk flet;

• ka mohuar se besimtarët do ta shohin Allahun në Ahiret;

• ka nënvlerësuar mrekullitë (mu’xhizet) e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem;

• e ka bërë tekfir tërë umetin;

• i ka konsideruar xhamitë e tij si faltore të xhahilijetit;

• dhe bëri thirrje për një socializëm të skajshëm…e të tjera devijime akaidore dhe ideologjike në të cilat ka rënë.

Madje edhe në pamjen e tij, si rruajtja e mjekrës, si dhe në veshjen e tij, ai imitonte armiqtë e Islamit dhe u përngjante atyre.

Atëherë, mbi çfarë baze islame e morën atë për imam dhe e konsideruan ripërtëritës?!”

(Meta‘in Sejjid Kutub fi As’habi Resulil-Lah, f. 174)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button