Shërimi i sëmundjeve trupore me Kur’an!

Shërimi i sëmundjeve trupore me Kur’an!

Pyetja:

A përfshin shërimi me Kur’an edhe sëmundjet fizike si kanceri, përveç atyre shpirtërore si mësyshi, magjia e të ngjashme? A ka ndonjë argument për këtë? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigjja:

Kur’ani dhe lutja janë shërim për çdo të keqe me lejen e Allahut, dhe për këtë ka shumë argumente. Ndër to është fjala e Allahut të Lartësuar: قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ
“Thuaj: “Ai (Kur’ani) është për ata që besojnë udhëzim dhe shërim” (Fusilet 44).

Dhe fjala e të Lartësuarit: وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ

“Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për ata që besojnë…” (Isra 82).

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ndiente ndonjë dhimbje, lexonte në shuplakat e tij para gjumit suren: قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm”, dhe dy suret mbrojtëse (Felek dhe Nas), nga tri herë, pastaj fshinte me to trupin e tij me aq sa kishte mundësi, duke filluar nga koka, fytyra dhe kraharori – dhe këtë e bënte çdo herë para gjumit, siç është transmetuar në hadithin autentik nga Aishja radijAllahu anha.

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu’u Fetawa 8/364)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button