Shejh Feuzani, sipas shejh Zejd elMed’halij është nga dijetarët e Xher’hit dhe Ta’dilit

Shejh Zejd elMed’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Sa i përket fjalës sate, o pyetës:
A është e drejtë që në këtë kohë të thuhet për një person apo disa persona në vendin tonë, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, se filani është mbajtës i flamurit të xher’hit dhe ta’dilit apo jo?
Unë të them:
Po, është e drejtë që në këtë kohë të thuhet se disa persona janë mbajtës të flamurit të xher’hit dhe ta’dilit, sepse të tillët janë të njohur për përkushtimin e tyre ndaj Librit të Allahut dhe diturive të tij, si dhe ndaj Sunetit të pastër, mësimit të tij, përhapjes së tij dhe mbrojtjes se tij.
Ata janë njerëz që Allahu u ka dhënë kuptim të thellë në fe në formë të përgjithshme, kuptim në thirrjen për tek Allahu, si dhe veçanërisht në kuptimin e çështjeve të jashtëzakonshme.
Nuk ka asnjë pengesë që të përmendim disa shembuj nga ata, duke potencuar vetëm dijetarët që janë ende gjallë:
Shejh Salih ibën Salih el-Feuzan
Shejh AbdulAziz Alu Shejh
Shejh Salih el-Luhejdan
Shejh AbdUllah el-Gudejan
Shejh Ahmed en-Nexhmi
Shejh Rabi‘ ibën Hedi el-Med’hali
Shejh AbdulMuhsin el-Abbad
Shejh Salih ibën AbdulAziz Alu Shejh
Shejh Ubejd el-Xhebiri
Shejh Salih es-Suhejmi
Shejh Muhamed ibën Hadi el-Med’hali
Shejh Sulejman ibën AbdUllah Ebal-Hajl
Këta dijetarë të nderuar, secili prej tyre ka bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen e Sunetit dhe shkencave të tij, si dhe për mbrojtjen e tij. Ata kanë dhënë një kontribut të çmuar në refuzimin e sekteve të shpikura. Ajo është e përhapur mes njerëzve, si një mënyrë për të ruajtur besimin e drejtë dhe metodën e madhe islame.
U kërkoj ndjesë atyre që nuk i kam përmend dhe që janë prej dijetarëve të mëdhenj, sepse ata kanë merita të mëdha në shërbimin e Sunetit dhe janë të njohur për refuzimin e tyre të vendosur kundër ndjekësve të pasioneve dhe mendimeve të shtrembëruara; sepse qëllimi im në përmendjen e tyre ishte vetëm si shembull, jo si përkufizim.
Nuk kërkoj ndjesë as ndaj atyre që janë të njohur për qëndrimet e tyre negative ndaj asaj që e goditi vendin e dy haremeve të shenjta nga sprova e havarixhëve; po as ndaj atyre që janë nga nxënësit e dijes, por që kanë treguar miqësi të fshehtë, më e njohura prej së cilës është heshtja e tyre për të sqaruar prishjen dhe devijimin e havarixhëve të përmendur më lart, dhe të tjerëve nga pasuesit e bidateve.
Ata pretendojnë se të folurit për njerëzit, duke përmendur gabimet e atyre që meritojnë qortim dhe risitë e atyre që shpikin risi, e ngurtëson zemrën, por Allahu e di më mirë çfarë fshihet pas kësaj.
Ndërsa slogani i tyre është: “Kini mendim të mirë për vëllezërit tuaj!”
Zakonisht, kjo thënie përdoret si justifikim nga ata që mbrojnë sektet e shpikura, si Ih’vanul-Muslimin, Tebligët, si dhe nga mbrojtësit dhe përkrahësit e tyre, sekti i Kutbijëve, Sururijëve dhe të tjerë që janë shmangur nga rruga e drejtë. Të cilëve u është pakësuar hisja e kuptimit të fesë dhe ua është pakësuar njohja e rrugës se besimtarëve.
(elExhuibetu elEtherijjetu anil-Mesaili el-Men’hexhijeti f. 59-60)
Përktheu: Besim Gjelaj
Shënim:
Shejh Zejd el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka qenë ndër dijetarët e mëdhenj selefij. Shujuhët (Mësuesit) e tij kanë qenë Hafidh el-Hakemijj dhe Shejh Ahmed en-Nexhmij.
Ky libër, prej të cilit është marrë edhe kjo pyetje dhe përgjigje, është botuar për herë të parë në vitin 1433 h/2012 g.
Më pas, shejhu ka ndërruar jetë në vitin 1435 h/2014 g.
Në atë kohë, shejh Zejdi ka përmendur se ndër të parët që konsiderohen bartës të flamurit të Xher’hit dhe Ta’dilit në Arabinë Saudite është Shejh Feuzani.