Sekrecionet tek femra

Sekrecionet vaginale tek femra!

Pyetja:

A i prishin abdesin sekrecionet vaginale tek femrat?

Përgjigja:

Lagështia e zakonshme dhe e vazhdueshme që rrjedh tek gratë nuk e obligon marrjen e abdesit dhe nuk konsiderohet papastërti. Kjo është një çështje e përhapur dhe shpesh e pashmangshme. Për më tepër, nuk është transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nga ajo që dimë ne, që t’i ketë urdhëruar gratë ta pastrojnë atë apo të marrin abdes për këtë arsye.

Prandaj, në esencë mbetet pastërtia. Gjithashtu, esenca e gjërave është e pastër derisa të ketë një argument të qartë që e shfuqizon këtë rregull.

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Fetawa abrel-Hatif 3/387-388 |.

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button