Sadakatul-fitri/vitrat


Sadakatul-fitri/vitrat

1-Sadakatul-Fitri (Vitrat) është obligim

Pyetja:

Cili është gjykimi i sadakatul-fitrit?

Përgjigja:

Sadakatul-fitri është farz (obligim) për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob.

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa 14/197)

2-Përse nxirret Zekatul-fitri (përse jepen vitrat)

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Sa i përket urtësisë së obligimit të nxjerrjes së Zekatul-Fitrit, për urtësinë e saj veçse është transmetuar një hadith nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, hadith që e transmeton Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, ku thotë: “E ka bërë obligim i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem Zekatul-Fitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, si dhe ushqim për të varfrit” (Ebu Davud 1609; Ibën Maxheh 1827).

Kjo është urtësia, është pastrim për agjëruesin, sepse agjëruesi nuk shpëton dot gjatë agjërimit të tij nga fjalët e kota dhe të ndyra, nga fjalët e ndaluara, andaj ky, Zekatul-Fitri e pastron agjërimin.

Gjithashtu, ky është ushqim për të varfrit në këtë ditë –ditën e Fiter Bajramit- kështu që të jenë pjesëmarrës me të pasurit në gëzimin e festës së tyre.

(elXhami li ‘Ahkami fikhis-suneh 2/127)

-Ueki’ ibën Xherrah, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Zekatul-Fiter (vitrat) për muajin e Ramazanit, janë sikur sexhdeja e harresës për namazin. E plotëson mangësinë gjatë agjërimit, ashtu siç e plotëson sexhdeja e harresës mangësinë gjatë namazit”

(Terih’ Bagdad 11/576)

3-Koha e nxjerrjes së tyre është dy dite para bajramit

Ibën Umerit, radijAllahu anhuma ka thënë:

“Dhe ata (sahabët) e nxjerrnin sadakanë (vitrat) para bajramit një apo dy ditë”

(Buhariu)

4-Sadakatul-fitri (vitrat) duhet të jepen ushqim dhe jo në të holla

Komisioni i përhershëm për Fetwa pohon:

“Nuk lejohet nxjerrja e sadakatul-fitrit në shumë (në të holla), sepse argumentet sheriatike aludojnë në obligueshmërinë e nxjerrjes së tij në ushqim, kështu që nuk lejohet të anashkalohen argumentet sheriatike për fjalën e dikujt prej njerëzve”

(Fetawa Nr.13231; 11/413)

5-Sasia e nxjerrjes se sadakatul-fitrit/vitrave

Grurë 2040 gram
Miell 1400 gram
Oriz 2300 gram
Fasule 2060 gram
Hurma 1800 gram
Rrush i thatë 1640 gram

6-Nëse e vonon nxjerrjen e sadakatul-fitrit/vitrave

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Nëse e vonon (nxjerrjen e Sadakatul-fitrit/Vitrat) deri pas ditës së bajramit (namazit) ai është mëkatar, posaçërisht nëse e bën këtë me qëllim, e nëse ka ndonjë arsye, atëherë nuk ka mëkat edhe nëse kanë kaluar ditët e bajramit”

(Sh. Mumti’ 6/173)

Sqarim: Me këto ushqime njeriu mund ta përmbush detyrimin e tij sa i përket nxjerrjes se sadakatul-fitrit, pastaj në qoftë së teprojnë të holla, mund të blen gjëra të tjera dhe ua dhuron njerëzve nevojtarë dhe pa dyshim, në ketë ka shpërblim.

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button