Sa e sa njerëz në hall presin ndihmën e dikujt!

Sa e sa njerëz në hall presin ndihmën e dikujt!

Is’hak ibën Abad el-Basriu ishte duke fjetur, kur pa në ëndërr një zë që i thoshte: “Ndihmoje atë që është në hall!”

U zgjua dhe pyeti: “A ka ndonjë nevojtar mes fqinjëve tanë?”

I thanë: “Nuk e dimë.”

Pastaj ra në gjumë sërish, dhe përsëri iu shfaq ai zëri, madje edhe për herë të tretë, i cili i tha: “Po fle dhe nuk po e ndihmon atë që është në hall?”

U ngrit, mori me vete treqind dërhemë, hipi në mushkën e tij dhe doli drejt xhamisë. Aty pa një burrë duke u falur. Kur ai ndjeu praninë e tij, e përfundoi faljen dhe Is’haku iu afrua e i tha:

“O rob i Allahut, në këtë kohë, në këtë vend? Ç’të ka nxjerrë këtu?”

Ai u përgjigj:

“Unë jam një njeri që e kisha kapitalin njëqind dërhemë, por i humba. Tani kam një borxh prej dyqind dërhemësh që duhet ta paguaj.”

Is’haku i nxori ato para dhe i tha:

“Këto janë treqind dërhemë, merri!”

Ai i mori dhe më pas e pyeti:

“A më njeh?”

U përgjigj: “Jo.”

Is’haku i tha:

“Unë jam Is’hak ibën Abad. Nëse të godet ndonjë vështirësi, eja tek unë. Shtëpia ime është në filan vendin.”

Ai ia ktheu:

“Allahu të mëshiroftë! Nëse na godet ndonjë e papritur, ne do t’i drejtohemi Atij që të nxori ty në këtë kohë dhe të solli tek ne!”

(Resail Ibën Rexheb 3/128)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button