Rukjexhiu që kërkon prej të sëmurit t’i mbyllë sytë në mënyrë që të shohë vendin e magjisë apo kush ia ka bërë, nuk është rukjexhi, por magjistar.

Pyetja:
Cili është gjykimi për rastin kur i sëmuri imagjinon personin që i ka rënë mësysh gjatë leximit të rukjes, ose kur rukjexhiu i kërkon xhindit që t’ia shfaqë të sëmurit se kush i ka rënë mësysh?
Përgjigjja:
Imagjinimi i personit që i ka rënë mësysh të sëmurit gjatë leximit të rukjes dhe urdhërimi i rukjexhiut për ta bërë këtë është një vepër djallëzore dhe e ndaluar.
Sepse në këtë rast po kërkohet ndihmë nga djajtë (shejtanët), të cilët janë ata që ia paraqesin të sëmurit imazhin e një njeriu të caktuar si shkaktar të sëmundjes.
Kjo është e ndaluar, sepse është kërkim ndihme nga djajtë dhe gjithashtu çon në urrejtje mes njerëzve, përhap frikë dhe panik mes tyre. Prandaj kjo përfshihet në kuptimin e fjalës së Allahut të Lartësuar:
وَأَنَّهُ كَانَ رِجَالٌ مِنَ الْإِنْسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًا
“Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve, por ata (xhindet) ua shtuan atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin.” (Xhin 6).
(Lexhnetu Damieh 20361)
Përktheu: Besim Gjelaj