Refuzimi i dyshimit për kryengritjet (huruxhin)


Pyetja:

Disa, thonë së ajo që ka ndodh gjatë historisë islame, siç është fitenja e Ibën elEsh’athit, pastaj, kryengritja e shumë lexuesve të Kur ’anit, në krye me Seid ibën Xhubejrin dhe gjithë ata që ishin me të, po ashtu ajo që ka ndodh me Aishen radijAllahu anha, pastaj, me Zubejrin dhe Talhen me Aliun radijAllahu anhum, e kjo veçse ka ndodhur, dhe kjo konsiderohet kryengritje (huruxh), mirëpo, atyre nuk iu është realizuar ajo që kërkohet, por së kjo është kryengritje e cila lejohet?!

Ky argumentim, i bazuar në këto ngjarje që kanë ndodhur tek brezi i parë, a është argumentim i mirëfilltë? Dhe cila është përgjigjja për këtë? Ngase, kjo që ka ndodh me fitnen e elEsh’athit, pastaj rasti i Aishes dhe sahabëve të tjerë radijAllahu anhum, shumë e përfolën këtë me qellim për ta bërë të lejuar çështjen e kryengritjes.

Përgjigjja:

Imam Albani, Allahu e mëshiroftë: Po. Kryengritja (huruxhi) nuk lejohet o vëllai im! Këto fakte janë kundër atij që argumenton me to, dhe assesi nuk janë në të mirën e tij.

Është një urtësi, e cila transmetohet nga Isai alejhi salatu ue selam, tani nuk na intereson saktësia e kësaj urtësie aq sa na intereson kuptimi i saj. Isai alejhi salatu ue selam një ditë prej ditëve i këshillon havarijunet dhe iu tregon së do të jetë një profet prej profetëve të fundit, si dhe do të ketë edhe profetë të rrejshëm, atëherë havarijunët i thanë: Si mund ta dallojmë besnikun nga gënjeshtari? Dhe ai, Isa alejhi salatu ue selam u përgjigj me urtësinë që e cekem e ajo është fjala e tij:

“Nga frytet e tyre i njihni ata (cili është besnik dhe cili është i rrejshëm)”

Kjo kryengritje dhe ajo kryengritje, po ashtu rasti i Aishes radijAllahu anha, ne e dimë gjykimin e kësaj kryengritje nga frytet e saj, frytet e saj a ishin të idhta apo të ëmbla?

Pa dyshim, historia islame e cila na tregon për këtë kryengritje, na tregon së ka qenë e keqe, është derdhur gjaku i myslimanëve, është derdhur pa dobi, posaçërisht në kohën e daljes së Aishes radijAllahu anha.

Aishja radijAllahu anha, veç së është penduar për daljen e vet, ka qajtë me një qajtje të rend deri sa që i është lagur e bërë qull perçja (himari) e saj, dhe shpresonte sikur mos të ishte dal në atë kryengritje.

Kemi një anekdotë, e kam lexuar në një libër –gjithashtu tani nuk me intereson saktësia e zinxhirit të tij- i kishte arritur Aishes radijAllahu anha që ka ndodh një mospajtim mes një robi të saj radijAllahu anha dhe një robi të njërit nga sahabët e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

Posa dëgjoi Aishja radijAllahu anha ngritet, përgatit që të dal për tek ta, njëri nga të afërmit e saj i thotë: Ku po shkon o nëna e besimtarëve? I tha: Të shikoi në këtë mospajtim që ka ndodh mes tyre për një mushkë, ku secila palë pretendon të drejtën e vet.

Prapë, i afërmi i saj i thotë: O nëna e besimtarëve! A nuk na mjafton rasti i devesë, sa që të na ndodh neve përsëri fitne e re, fitenja e mushkës?! (Këtu shejh Albani, Allahu e mëshiroftë qesh me zë).

Ajo që është me më rendësi këtu: të argumentuarit me këtë kryengritje; së parit: ky është argument kundër tyre, ngase, nuk ka pas aspak dobi.

Së dyti: pse të kapemi pas kryengritjes së Seid ibën Xhubejrit, dhe mos të kapemi pas qëndrimit të sahabëve të mëdhenj, të cilët nuk kanë bërë kryengritje dhe që ishin gjallë atëkohë, në kohën e Seid ibën Xhubejrit!! Siç isht Ibën Umeri dhe të tjerët, pastaj, gjithë muslimanët e parë (selefi) ishin kundër kryengritjes ndaj pushtetarit.

Pra, kryengritja (huruxhi) është dy llojesh: Huruxhi ideologjik, dhe ky është më i rrezikshëm; dhe huruxhi me vepër, e ky është fryti i të parit.

Andaj, nuk lejohet kryengritja, dhe argumentet që i cekem më lartë, natyrisht, janë kundër tyre (që e lejojnë kryengritjen) dhe jo ndaj tyre.

(Kaseta nr. 606, Silsiletul-Huda uen-Nur)

Burimi

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button