Përzierja me xhematë të ndryshme apo bojkotimi i tyre

Pyetja:

A të përzihem me xhematë të ndryshme apo t’i bojkotoj ato?

Përgjigja:

Përzierja me xhematë të ndryshme në qoftë së ka për qëllim thirrjen e tyre –posaçërisht ai që ka dituri dhe vigjilencë- për tu kapur për Sunet dhe për tu larguar nga gabimi, kjo është çështje e mirë dhe është pjesë e thirrjes për tek Allahut i Lartësuar.

Kurse, në qoftë së përzierja me ta bëhet për shkak të afrimit me ta dhe shoqërimit me ta, duke mos i thirrur në të vërtetën dhe duke mos ua sqaruar të vërtetën, kjo nuk lejohet!

Pra, nuk i lejohet njeriut që të përzihet me ata që kundërshtojnë të vërtetën, me përjashtim kur ka ndonjë dobi sheriatike, siç është: thirrja e tyre tek Islami i mirëfilltë dhe sqarimi i të vërtetës.

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
(exh’Uibetul-Mufideh f.32-33)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button