Përshëndetja me dorë secilin veç e veç!

Përshëndetja me dorë secilin veç e veç!

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk është prej sunetit përshëndetja duke i dhënë dorën të gjithë atyre që janë ulur. Nëse e takon vëllain tënd dhe e përshëndet duke i dhënë dorën, kjo është mirë.

Por ajo që njerëzit e kanë shpikur, e që nuk di të ketë ndonjë bazë në Sunet, është që kur hyn në një tubim, i përshëndet duke ua dhënë dorën secilit veç e veç. Kjo nuk është prej sunetit, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhu ue sel-lem kur hynte nëpër tubime, nuk i përshëndeste njerëzit duke ua dhënë dorën secilit, por ulej aty ku i binte vendi.

Dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhu ue sel-lem.”

| Likaul-Babil-Meftuh 232 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button