Përmirësimi nuk fillon me kryengritje

Përmirësimi nuk fillon me kryengritje❕

Me të vërtetë, përmirësimi që duhet të behët sot, nuk duhet të filloj me kryengritje, e as me revolucion (huruxh) ndaj pushtetarit pa besimtarë, e as që diskutohet për pushtetarin mëkatarë.

Përmirësimi fillon ashtu, siç themi vazhdimisht dhe gjithmonë qe dhjetëra vite, me “Tesfije dhe terbije” (Delirje dhe Edukim). Në qoftë së njeriu është me ne, në ketë rrugë (men’hexh) dhe e ka parasysh ketë (e ka në mendje), kjo i mjafton, e nëse nuk është me ne atëherë, duhet të dimë dhe ta kuptojmë prej tij se si dëshiron dhe me ke dëshiron të bëj revolucionin (huruxhin).

Shumica e myslimanëve janë injorantë. Shumica e myslimanëve qe i dinë disa nga dispozitat e sheriatit, – vet ata i kundërshtojnë ato; Gratë e tyre janë të veshura dhe të zhveshura, raportet e sjelljes mes tyre janë në kundërshtim me dispozitat e sheriatit në shumë aspekte, e të tjera.

Dhe ne, të gjithë besojmë bindshëm që ndihma e Allahut ndaj robërve të Tij është e kushtëzuar me një kusht: “Në qoftë së e ndihmoni Allahun” e ndihma ndaj Allahut është me:

1), me dituri;
2), me veprim (punë).

Dituria sot, siç e dini të gjithë, ka devijim të madh nga dituria që e kishte selefi. Për ketë thuhet në një hadith, fillimin e të cilit ju veç e dini: “Kur ju merreni me shitblerje me kamatë dhe shkoni pas bishtave të lopëve..” deri tek “…ka lëshuar Allahu mbi juve poshtërim dhe nuk e heq prej juve deri sa të ktheheni në fenë tuaj”.

Feja, në ditët e sotme, ka shumë koncepte dhe kjo nuk është vetëm në degëzimet e saj, por, siç thuhet, edhe në baza të saj; dhe jo vetëm në dispozita por edhe në çështje të akidës (besimit). Dhe ju e dini, sot shumica e myslimanëve janë Esh’arij ose Maturidij, a me këta triumfon Islami?! Andaj, patjetër duhet ta kemi parasysh Tesfijen dhe Terbijen, sepse, “…ka lëshuar Allahu mbi juve poshtërim dhe nuk e heq prej juve deri sa të ktheheni në fenë tuaj” që do të thotë: t’i përmbaheni konceptit të mirëfilltë.

Pra, duhet fillimisht t’u mësojmë njerëzve ketë Islam sipas, konceptit të mirëfilltë dhe t’i edukojmë në ketë frymë …, “Atëherë, gëzohen besimtarët me triumfin e Allahut”
Kurse rrugët tjera, pos kësaj, nuk mund të jenë shkak për t’ia kthyer myslimanëve krenarinë dhe madhështinë.

📚Shejh Muhamed Nasiruddin elAlbani, Allahu e mëshiroftë!
(Silsiletul-Huda venNur, Kaseta Nr. 799)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button