një dite nga muaji i Ramazanit

Ibrahim enNehaij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Agjërimi i një dite nga muaji i Ramazanit, është me më vlerë se njëmijë ditë. Një tesbih (madhërim ndaj Allahut) në Ramazan është me më vlerë se njëmijë tesbih. Një rekat namaz në Ramazan, është me më vlerë se njëmijë rekate.

Përderisa agjërimi në vetvete shpërblimin e ka të shumëfishuar në raport me veprat tjera, për këtë arsye shpërblimi i agjërimit të muajit të Ramazanit në raport me shpërblimin e  agjërimeve të tjera (nafile) është i shumëfishuar si shkak i vlerës së kohës së tij.

Agjërimin e Ramazanit, Allahu e ka bërë obligim për robërit e Tij, po ashtu e ka bërë njërën nga shtyllat e Islamit, mbi të cilat është ngritur ai”

(Letaiful-Mearif f. 169-170)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button