Ndodh që dijetarët heshtin për ndonjë arsye!
Shejhu i nderuar, el-Alameh, Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajtë, thotë:
Vërtetë, dijetarët fukaha dhe këshillues ndodh që të heshtin ndaj disa personave apo gjërave, varësisht prej dobisë dhe dëmit. Ka mundësi që kur flitet për ndonjë person, si rrjedhojë të shkaktoj dëm më të madh, sesa e keqja e heshtjes ndaj tij!
Ka heshtur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me emrat e dyfytyrëshve dhe nuk i ka treguar emrat e tyre apo disa prej tyre, më përjashtim që ia ka treguar Hudhejfes (radijAllahu anhu). Kur ndodhi që është ngritë në minber dhe tha: “Filani është munafik dhe filani është munafik?!” E gjithë kjo duke pas parasysh dobinë dhe dëmin.
Vrasësit e Uthmanit radijAllahu anhu ishin në ushtrinë e Aliut radijAllahu anhu, por askush nga sahabet e mëdhenj nuk hidhnin akuza në Aliun radijAllahu anhu, dhe askush prej njerëzve të mençur nga tabi’inët!
Nuk flisnin aty e këtu për Aliun radijAllahu anhu, as për dispozitat që ka të bëjnë me këta vrasës. Madje e justifikonin dhe ishin të matur me Aliun radijAllahu anhu, sepse sikur t’i nxirrte ai nga ushtria e tij, apo t’i ndëshkonte, si rrjedhojë do të kishte pasoja të mëdha, si në vijim:
• Luftëra dhe gjakderdhje, si dhe gjëra të tjera që do të ndikonte në ligështimin dhe dobësimin e umetit. Ndonëse ky veprim i tij ishte duke u bazuar në të vepruarit me parimin: Veprimi i më të lehtës në mesin e dy të këqijave, me qëllim për të evituar me të madhen prej tyre!
Po ashtu, Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij, Ibnul-Kajjimi nuk e kanë bërë të qartë akiden e Neveviut dhe të tjerëve. Dijetarët e Nexhdit nuk e kanë bërë të qartë akiden e Neveviut, Ibën Haxherit, elKastalaniut, Bejhekiut, Sujutit dhe të tjerëve.
Prandaj, mos mendoni se çdo sqarim është këshillë, ashtu siç nuk është çdo heshtje tradhti ndaj muslimanëve! I mençuri, i drejtë, vigjilent, e di se kur duhet apo lejohet të folurit, si dhe kur duhet apo lejohet heshtja!
| elMexh’mu’ulUedih 143 |
Përktheu: Besim Gjelaj