“Mospajtimi i umetit tim është mëshirë” (Hadith daif)

Imami dhe muhadithi i kësaj kohe, shejh Albani, Allahu e mëshiroftë në lidhje me këtë hadith thotë:

Nga gjurmët e këqija të këtij hadithi të dobët është së ka prej muslimanëve që e pranojnë këtë mospajtim të ashpër mes katër medh’hebeve si shkak i këtij hadithi.

Dhe nuk bëjnë përpjekje fare për tu kthyer tek Kur ’ani dhe suneti i vërtetë, ashtu siç i kanë urdhëruar këta imamë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Përkundrazi, këta i shohin medh’hebet e këtyre imamëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, sikur të ishin ligje të ndryshme të lejuara!

Thonë kështu, edhe pse ata janë në dije për mospajtimet mes tyre (medh’hebeve) si dhe për kundërthëniet që nuk ka mundësi të përputhen, përveç se, duke e refuzuar atë që është në kundërshtim me argumentin dhe duke e pranuar atë që është në pajtim me argumentin, kurse, ata këtë nuk e bëjnë!

Si shkak i kësaj, ata i kanë atribuar sheriatit mangësi!

Dhe ai është argument në vete (mospajtimi), së nuk është nga Allahu i plotfuqishëm- sikur ata të meditonin në fjalën e Allahut në lidhje me të vërtetën e Kur’anit:

“A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur ‘anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie”
(Nisa 82).

Ajeti është i qartë së mospajtimi nuk është nga Allahu, atëherë, si mund të konsiderohet mospajtimi, sheriat që duhet pasuar, si dhe mëshirë e zbritur nga Allahu?!

(Silsile elEhadithu edDaife 1/141-142; shkurtimisht).

-Shejh Albani duke folur për hadithin:-

“Kush është i dëgjueshëm, i respektueshëm, mos ta fal ikindinë, përveçse te Beni Kurejdha”

Shumë njerëz e marrin këtë si argument kundër thirrësve selefijinë dhe të tjerëve që thërrasin tek kthimi në Kur ’an dhe Sunet për mospajtimet e muslimanëve.

Këta argumentojnë kundër tyre me fjalën që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka pranuar mospajtimin e sahabëve në këtë ngjarje, kurse, ky është një argument tallës dhe joserioz!

Sepse, në hadith nuk ka diçka që e mbështet këtë, përveç, që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk e ka qortuar ndonjërin prej tyre, dhe kjo saktësisht është në përputhshmëri me hadithin e njohur të Ixhtihadit, në të cilin thuhet:

“Kush bën ixhtihad dhe gabon, e ka një shpërblim”, sa është e logjikshme të qortohet dikush që e meriton shpërblimin?!

Andaj, të konsiderohet hadithi në pohim të mospajtimit, kjo është e kotë, si shkak, i kundërshtimit të tij ndaj teksteve të prera që na urdhërojnë të kthehemi tek Kur’ani dhe Suneti në rast mospajtimi dhe kundërshtimi.

Allahu i lartësuar thotë:


“…Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi me i mirë”
(Nisa 59),


si dhe fjala e Tij:

“…nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër…”
(Ahzab 36).

Çudia ime me ta nuk ka të ndalur, pretendojnë që po thërrasin në Islam, dhe kur iu thuhet ejani të gjykojmë sipas Islamit! Na thonë: Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mospajtimi i umetit tim është mëshirë”!

Ky është hadith i dobët (daif), nuk ka bazë!

Dhe ata e lexojnë fjalën e Allahut të lartësuar për muslimanët e mirëfilltë:

“Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit”
(Nur 51).

(Silsile elEhadithu edDaife 4/447-448).

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë

Back to top button