Mos u çuditni nëse Allahu i Lartësuar u jep pushtet jobesimtarëve mbi ju!
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Mos u çuditni nëse Allahu i Lartësuar u jep pushtet jobesimtarëve mbi ju – që t’ju vrasin, t’ju djegin dhe t’jua cenojnë nderin. Mos u çuditni, sepse Allahu ka një urtësi të madhe në këtë. Ju, besimtarët që goditeni, shpërblimi juaj te Allahu është shumë i madh. Ndërsa jobesimtarët agresorë, Allahu i mashtron pak nga pak, pa e kuptuar, duke u dhënë kohë.
Sa për ju që jeni gjallë dhe dëgjoni për këto ndodhi, ato janë leksione dhe paralajmërime – për atë që u ndodh juve dhe vëllezërve tuaj.
Ju dëgjoni për mizori të mëdha – për cenim të nderit, shkatërrim pasurie, uritje të fëmijëve e të moshuarve – dëgjoni gjëra që të bëjnë të qani.
Dhe themi: “Subhanallah! Ç’është ky ndëshkim që Allahu ka lejuar të ndodhë ndaj besimtarëve?!”
Dhe përgjigjja është: O vëllezër, mos u çuditni. Allahu i Lartësuar ka sjellë shembuj të mëparshëm – ku besimtarët janë djegur me zjarr për shkak të besimit të tyre.
Ju që sot jeni në këtë pozitë të vështirë në vendet myslimane, jeni duke u ngritur në gradë dhe po ju shlyhen mëkatet. Ndërsa për të tjerët, kjo është një këshillë dhe një paralajmërim.
E për jobesimtarët që bëjnë këto krime, kjo është një joshje – që ata të vazhdojnë në padrejtësinë e tyre, derisa Allahu t’i kapë me një kapje të fuqishme, të pamëshirshme.”
| Tefsiri i Xhuzi ‘Amme, f. 130-131 |.
Përktheu: Besim Gjelaj