Mësoje Fikhun e Xhihadit që të mos bëhesh harixhij (nga havarixhët)

Mësoje Fikhun e Xhihadit që të mos bëhesh harixhij (nga havarixhët)

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Së pari:

Organizimi i xhihadit dhe mbikëqyrja e tij janë nga kompetencat e udhëheqësit të myslimanëve.

Së dyti:

Xhihadi nuk bëhet duke vrarë myslimanët apo të siguruarit (jo-myslimanët që kanë marrë garanci sigurie), por bëhet kundër jobesimtarëve që janë në luftë.

Së treti:

Nuk lejohet vrasja e një jobesimtari që është i siguruar, që ka marrëveshje me muslimanët apo që jeton brenda shtetit islam dhe që paguan taksen (xhizjen), me arsyetimin se jobesimtarët po vrasin myslimanët sot.

Së katërti:

Vetëvrasja nuk është shehidllëk, sepse vetëvrasësi e vret veten me vetëdije – dhe kush e vret veten është i kërcënuar me zjarr.

(Eleene Has’hasal-Hak f. 74–75)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button