Mesazhi i shejh Suhejmit drejtuar Mesh’hur Hasenit

Dua të flas për një çështje shumë të rëndësishme!
Disa njerëz kanë rënë në fitne me dikë që pretendon selefizmin! Me atë që pretendon diturinë! Me atë që pretendon devotshmëri dhe asketizëm! Kanë rënë në fitne për shkak të të folurit të tij kundër disa dijetarëve, të cilët Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm i ka marrë tek Vetja (kanë ndërruar jetë).Megjithatë, ata ishin dijetarë të mëdhenj, madje kanë lënë gjurmë të thella dhe kontribute të mëdha në mbrojtje të Sunetit dhe në refuzim të bidatçinjve!
Në anën tjetër, vjen një njeri nga një vend dhe pretendon selefizmin. Madje, edhe unë kam qenë nga ata që jam mashtruar me të! Dhe e kam nderuar në një periudhë të caktuar, edhe pse dy gjëra tek ai nuk më kanë pëlqyer:
E para: Ai i përkrahte të ashtuquajturit “xhihadistë”, të cilët bëjnë xhihad pa i plotësuar kushtet e xhihadit.
Ndërsa, në anën tjetër, i qorton muslimanët që nuk rreshtohen me të apo që nuk e përkrahin në mendimin e tij. Ky është xhihad i pabazuar!
E dyta: Të folurit e tij kundër njërit prej dijetarëve, madje është bërë e qartë se ai ka folur kundër shejh Rebis, Allahu e mëshiroftë. La haule ue la kuvvete il-la bil-Lah! Edhe pse disa dijetarë dhe disa kërkues të dijes e kanë refuzuar dhe ia kanë prerë hovin.
Ai nuk i frikësohet Allahut! Ka thënë disa fjalë, të cilat unë i komentoj se ato janë si pasojë e mungesës së devotshmërisë, mungesës së frikës ndaj mëkatit, mungesës së frikës ndaj mëkatit.
E para: Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Përmendni të mirat e të vdekurve tuaj.”
E dyta: Ti po përplasesh me një mal, me një njeri që Allahu e ka nderuar dhe e ka vënë në shërbim të Sunetit, në refuzim ndaj bidatçinjve, në ballafaqim me ta! Madje ai ka qenë njeri që kishte frikë nga mëkatet dhe ishte asket ndaj dynjasë dhe joshjeve të saj.
Ndërkohë, ti e përgojon për së vdekuri, ashtu siç e ke përgojuar për së gjalli. Kjo tregon marrëzinë tënde dhe mungesën e ndjenjës për përgjegjësi, si dhe mungesën e frikës nga Allahu i Plotfuqishëm!
Ndaj këtyre të çmendurve nuk lejohet të heshtim – përkundrazi, duhet t’i refuzojmë me vendosmëri, posaçërisht nëse janë nga ata që pretendojnë dituri!
Ndërsa për ofenduesit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me sharje, ne nuk preokupohemi me ta. Dhe këtu dua t’ju përkujtoj me fjalët e nënës së besimtarëve, Aishes – radijAllahu anha – kur i treguan se i kishin nënçmuar Ebu Bekrin dhe Umerin – radijAllahu anhuma – ajo tha:
“Veprat e tyre janë ndërprerë me vdekjen e tyre në këtë botë, por Allahu deshi që të vazhdojnë veprat e tyre duke ua dhuruar atyre veprat e këtyre (që i përgojojnë)!”
Ne duhet të jemi vigjilentë dhe t’i frikësohemi Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm!
Kush prej jush e njeh këtë person që nuk e kam përmendur me emër, le t’ia përcjellë këtë mesazh nga unë:
Unë shfajësohem para Allahut nga ai dhe nga fjalët e tij!
Shejh Salih Suhejmi, Allahu e ruajttë!
https://www.youtube.com/watch?v=Qa__CIcJq1c
Përktheu: Besim Gjelaj