Lidhur me fjalën e Ubejj ibën Ka’bit

Ubejj ibën Ka’bi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Vërtet, një mesatare në ndjekjen e Sunetit është më e mirë se një përpjekje e madhe në kundërshtim me rrugën e Allahut dhe Sunetin e Tij salAllahu alejhi ue selem.”

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“Kjo është një fjalë madhështore. Një vepër e pakët, por që është në përputhje me Sunetin, përmban shumë mirësi. Ndërsa përpjekja e madhe, nëse është në bidat (risi në fe), nuk i bën dobi atij që e kryen, edhe sikur të lodhet ditë e natë, sepse ai nuk është në rrugën e Sunetit.

Prandaj, kriteri nuk është kryerja e veprava të shumta e as derdhja e lotëve të shumtë. Kriteri është rruga në të cilën ndodhet njeriu. Kriteri është ndjekja e Librit të Allahut dhe e Sunetit, edhe nëse veprat janë të pakta. Ai është në shumë mirësi dhe në rrugën e shpëtimit. Ndërsa lotët, përulësia dhe frika e tij ndaj Allahut do të jenë shkak për shpëtimin e tij nga Zjarri.” 

(Silsiletu Sher’hil-Mutun uerr-Rresail, Sher’h Fad’lil-Islam, 1/13)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button