Largimi i një dyshimi nga dijetari
Largimi i një dyshimi nga dijetari i madh Islam, Shejh Feuzan (Allahu e ruajtë):
“Pse gjithë ky paralajmërim ndaj pasuesve të bidatit, kurse umeti lëngon nga armiqësia e çifutëve, krishterëve dhe sekularistëve?”
Pyetja:
Pse gjithë ky paralajmërim ndaj pasuesve të bidatit, kurse umeti lëngon nga armiqësia e çifutëve, krishterëve dhe sekularistëve?
Përgjigjja:
Nuk ka mundësi që muslimanët të ballafaqohen me çifutët dhe të krishterët, përveç nëse sigurohen nga bidatet në mesin e tyre. Duhet t’i shërojnë sëmundjet e tyre së pari, pastaj të ngadhnjejnë kundër çifutëve dhe të krishterëve.
Përderisa muslimanët e anashkalojnë fenë e tyre, ndjekin risitë, veprojnë gjërat e ndaluara dhe janë mospërfillës ndaj ligjit të Allahut, si do të ngadhnjejnë kundër çifutëve dhe të krishterëve?!
Me të vërtetë, çifutët dhe të krishterët janë vërsulur mbi muslimanët për shkak të dobësisë së muslimanëve në fenë e tyre. Prandaj, ata kanë për detyrë ta pastrojnë shoqërinë e tyre nga bidatet dhe gjërat e urrejtura, të përfillin urdhrat e Allahut të Lartësuar dhe urdhrat e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Gjithë këtë duhet ta bëjnë para se t’i luftojnë çifutët dhe të krishterët. Përderisa muslimanët janë në këtë gjendje, kurrë nuk do të ngadhnjejnë kundër tyre. Përkundrazi, do të jenë të mundur, si shkak i mëkateve të tyre.
Shejh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë)
Burimi: | El-Ixhabet el-Muhime fi Meshakil el-Mulimeh 1/150-151 |
Përshtati: Besim Gjelaj